
20 vite hasmëri/ Kush i bëri atentat Erion Hasanbelliut në mes të Brukselit (EMRI)
Erion Hasanbelliu u qëllua mbrëmjen e djeshme në mes të Brukselit me 6 plumba, por arriti të dilte gjallë. Mediat belge, sot shkruajnë se i dyshuari kryesor për këtë ngjarje është shqiptar Kasandër Noga, 44-vjeç.
Autori dhe viktima janë përfshirë në një hasmëri që vijon prej 20 vitesh. Kasandër Noga është i njohur për ‘vrasjen në Sanatorium’ ku u eliminua babai i Hasanbelliut. Një vit më vonë, familja Hasanbelliu qëlloi dhe vrau një mik të Kasander Nogës në një kafene në Antwerp. Vetë Kasander Noga i mbijetoi atij sulmi.
Erion Hasanbelliu dhe autori i dyshuar i plagosjes së 43-vjeçarit në Belgjikë, Kasandër Noga, kanë qenë në hasmëri. Kasandër Noga në vitin 2000 i ka vrarë babain Erion Hasanbelliut, ndërsa ky i fundit bashkë me vëllanë ekzekutuan Julian Celën dhe plagosën rëndë Kasandër Nogën në Belgjikë në vitin 2002.
Vëllezërit Hasanbelli, u vunë në ndjekje të djaloshit nga Patosi i Fierit dhe dy vjet më vonë, më 17 mars të vitit 2002, Geroni së bashku me Erion Hasanbelliun tentojnë të hakmerren.
Në Antwerp të Belgjikës, Erion dhe Geron Hasabelliu ekzekutojnë Julian Celën dhe plagosin rëndë Kasandër Nogën. Pas ngjarjes në Belgjikë Geroni arriti të arratisej dhe u strehua në Itali, ku u arrestua në vitin 2009 dhe u ekstradua në Shqipëri. Kurse Kasandër Noga, autori i masakrës së senatoriumit u arrestua nga policia belge gjate vitit 2003 dhe në 2005 u ekstradua në Shqipëri, pasi mbi të rëndonte një dënim me burgim të përjetshëm.
Në shtator të vitit 2008, Gjykata e Fierit vendosi në mungesë masën e sigurimit “arrest me burg” për Geronin dhe vëllain e tij. Ai u shpall në kërkim dhe u ekstradua nga Italia më 17 qershor të vitit 2009. Gjykata e Shkallës së Parë të Fierit me vendimin e datës 7 shtator 2009, e shpalli të pafajshëm Geronin dhe urdhëroi lirimin e menjëhershëm, duke dënuar vetëm të vëllanë Erionin me 25 vjet heqje lirie për kryerjen e veprës penale të “vrasje me paramendim për gjakmarrje e kryer në bashkëpunim”, “vrasje me paramendim për gjakmarrje“ e kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë, “mbajtje pa leje të armëve të zjarrit.


Vetëm me 200 lekë në xhep, SPAK “shkund” ish-kryebashkiakun e Dibrës
Historia e plotë >





Aksident i rëndë në Berat/ Makina përfundon në lumë, vdes nëna me 6-vjeçarin
Historia e plotë >
Rruga më e shpejtë drejt paqes në Ukrainë
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

S'ishte paralajmërim, por atentat! Detaje nga tritoli që iu vendos drejt...
Historia e plotë >
Vetëm me 200 lekë në xhep, SPAK “shkund” ish-kryebashkiakun e Dibrës...
Historia e plotë >
Kapja më e shpejtë e rasteve me COVID, ja pajisjet e reja që siguroi Fondi Global

Barometri i Ballkanit, shqiptarët më arsimdashësit në rajon, 50% mendojnë se progresi në jetë vjen nga shkolla

VIDEO/ Policia nxjerr “tmerrin” e shoferëve në rrugë, ata që s’respektojnë këmbësorët në vizat e bardha e pësojnë keq
Aktualitet




