Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

20 mijë euro për një vrasje/ Gjykata lë në burg grupin e "fushëkrujsave" që u arrestuan nga RENEA

20 mijë euro për një vrasje/ Gjykata lë në burg grupin

Gjykata e Kurbinit ka dhënë sot masat e sigurisë për 5 personat e arrestuar dy ditë më parë, në kuadër të një operacionit të përbashkët mes dy policive të Tiranës dhe Lezhës dhe dy prokurorive respektive. Këta shtetas akuzohen për grabitje dhe vrasje me pagesë.

Togat e zeza kanë lënë në masë “Burg pa afat”, shtetasit:

Ibrahim Difaj, 31 vjeç, banues në Kurbin;

Damjan (Besmir ) Lleshaj (Prela), 34 vjeç, banues në Mamuras, Kurbin, i dënuar më parë për vjedhje;

Robert Laci, 52 vjeç, banues në Fushë-Krujë;

Ilirian Feçi, 47 vjeç, banues në Durrës, i dënuar në Itali, për grabitje të bankave dhe trafikim të lëndëve narkotike;

Është arrestuar në flagrancë shtetasi Erion Mulaj, 30 vjeç, banues në Durrës.

Janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit: M. M., 67 vjeç, banues në Durrës dhe E. V., 30 vjeçe, banuesë në Kurbin.

Gjithashtu, është shpallur në kërkim shtetasi Shpetim Kraja, 35 vjeç, banues në Shkodër, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

Ata akuzohen për dy vrasje të mbetura në tentativë, dy vjedhje të automjeteve dhe vjedhje të sendeve personale dhe portofolit të një shtetasi që kthehej nga Gjermania, njoftoi Policia. Konkretisht,  Ibrahim Difaj dhe Ilirian Feçi, kundrejt pagesës 20.000 euro të bërë nga shtetasi Robert Laci, kanë tentuar të vrasin shtetasin A. Gj, më datë 17.08.2021.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore