Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

2 të vdekur nga Covid, rekord të infektuarish në 24 orët e fundit

2 të vdekur nga Covid, rekord të infektuarish në 24 orët e

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me situatën në vend për shkak të Covid.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 90 raste të reja me koronavirus dhe 2 viktima.

Bëhet me dije me dije se pacientët që kanë humbur jetën janë një 81-vjeçar nga Shkodra dhe një 63-vjeçar nga Elbasani.

Ata ishin te shtruar prej disa ditësh në Infektiv në gjendje të renduar, pa mundur dot të mbijetonin.

“Situata në spitalin infektiv paraqitet serioze, me pacientë që trajtohen në terapi intensive por edhe pacientë të intubuar, një pjesë e tyre mosha të reja. Aktualisht janë të shtruar 81 pacientë në spital, 11 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 5 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rënde. Fatkeqësisht dy qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin infektiv. Një 81 vjeçar nga Shkodra dhe një 63 vjeçar nga Elbasani, të shtruar prej disa ditësh në spitalin infektiv në gjendje të rënduar, nuk kanë mundur të mbijetojnë, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve”, njofton Ministria.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore