
17 thasë të mbushur me “hashash”/ Policia kam “mat” 3 të rinjtë në Fier, i hodhën në lumë për t'i fshehur por...
Tre persona janë arrestuar në flagrancë nga Policia në Fier, teksa po tentonin të transportonin mbi 100 kg lëndë narkotike.
Policia ka njoftuar se 3 të arrestuarit tentuan të hidhnin në lumë thasët me lëndë narkotike kanabis sativa, sapo panë uniformat blu. Po ashtu janë proceduar në gjendje të lirë dhe dy të mitur, 14 dhe 16 vjeç, të cilët ishin bashkëpunëtorë të3 të arrestuarve.
Njoftimi i policisë:
Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, të DVP Fier.
Si rezultat, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: Z.(P). V., 24 vjeç, P. V., 22 vjeç dhe E. V., 27 vjeç, banues në Baltëz, Fier.
Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 shtetas të mitur, 14 dhe 16 vjeç, banues në Baltëz, Fier.
Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 17 thasët e mbushur me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë totale 176 kg.
Gjithashtu, në cilësinë e provës materialet u sekuestruan 2 peshore, gërshërë, 3 aparate celulare dhe pajisje të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale. Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.




EMRI/ E rëndë në Gjirokastër, humb jetën 55-vjeçari, e zë poshtë zetori
Historia e plotë >
Plas SHERRI në Tiranë, përfundojnë në spital dy persona dhe gruaja shtatzënë
Historia e plotë >

Përvjetori i Lidhjes së Prizrenit/ Kurti u shmanget komenteve për “Ramën”
Historia e plotë >

Çfarë ndodh kur udhëheqësit shpërfillin të vërtetën?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

A do të garojë për kryetar të PD-së? Ja si përgjigjet Lulzim Basha: Unë ...
Historia e plotë >
Nga Mustafa Nano te Ervin Bushati, zbulohen emrat e rinj të qeverisë për...
Historia e plotë >
Publikohen notat e provimit të gjuhës së huaj të maturantëve

Paralajmëron sinoptikania/ Temperatura të larta dhe reshje shiu, ja si do të jetë moti në vend

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me dollarin dhe euron? Me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja?
Aktualitet




EMRI/ E rëndë në Gjirokastër, humb jetën 55-vjeçari, e zë poshtë zetori
Historia e plotë >