Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

17 patenta të hequra dhe 2 të arrestuar/ Policia kontrolle në aksin Sauk-Teg, çfarë ndodhi gjatë natës (Video)

17 patenta të hequra dhe 2 të arrestuar/ Policia kontrolle në

Policia ka kryer kontrolle në aksin Sauk-Teg për të parandaluar aksidentet si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara.

Gjatë kontrolleve, Policia ka regjistruar një mjet që qarkullonte me shpejtësi 198 km/h, në një rrugë ku shpejtësia maksimale e lejuar është 90 km/h.

Në një aksion disa orësh, Policia mori 12 leje drejtimi, për shpejtësi që variojnë nga 132 deri në 198 km/h dhe 7 patenta për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. Dy drejtues mjetesh janë prangosur pasi u kapën duke ngarë mjetin kur kishin konsumuar alkool.

Ndërkohë në rrugët e Tiranës janë vendosura dragera për të pikasur shoferët që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit. 

Njoftimi i Policisë

Sauk-Teg- Vijon kontrolli me Radar ?, për të parandaluar aksidentet rrugore që vijnë si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara.

Kontrolle edhe në të gjitha rrugët e Tiranës me dragera për të parandaluar ngjarjet rrugore që vijnë si pasojë e drejtimit të mjeteve nën efektin e ?.

? regjistron 198 km/h, në një rrugë ku shpejtesia maksimale e lejuar është 90 km/h, shpejtësi per ?, por kurrsesi për të udhetuar i sigurtë për veten dhe të tjerët në rrugë.

? shënon 1.11 mg/l dhe 0.99 mg/l alkool në frymemarrjen e një drejtuesi mjeti pune! Papërgjshmëri dhe guxim i tepruar, pasojat e të cilës mund të jenë fatale ?, për jeten e përdorueseve të tjerë të rrugës.

Edhe pse kontrollet me radar dhe alkooltestues, janë shumëfishuar jo vetëm në Tiranë por në gjithë rrugët urbane dhe ato interurbane te Shqiperise, pavarësisht se në fundjavë kontrollet janë edhe me te përqëndruara, fushatat sensibilizuese gjithashtu më të shumta, përsëri ka akoma shumë drejtues mjetesh qe abuzojnë duke përdorur mjetin në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugore, si “vrasës” të sigurisë në rrugë.

Prej orës 20:00 e deri në këto momente, janë ???? 12 leje drejtimi, për shpejtësi që varionjnë nga 132 deri në 198 km/h. Dhe 7 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit që varionin nga 0.29mg/l deri në 1.11 mg/l.

Dy drejtues mjetesh në pranga për drejtim mjetin në gjendje të dehur që varionin nga 0.78mg/l deri në 0.99 mg/l, sasi që sipas testeve të verifikuara vinte në rrijtje.

Gjithashtu janë vendosur 5 gjoba maksimale, me nga 30 mijë lekë të reja secila për abuzim me shpejtësinë për drejtues mjetesh rezident në nje nga vendet e BE-së.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, mos abuzoni me shpejtësinë dhe alkoolin në timon, kujdesuni për jetën tuaj dhe të përdoruesvë te tjetër të rrugës. Të fluturosh në rrugë gati me 200 km/h apo në gjendje të dehur ke cënuar rëndë sigurinë e jetës në rrugë. Policia Rrugore me radarë e dragera është prezente kudo, jo për të shtuar numrin e gjobave por për të parandaluar kërcënimin e jetës në rrugë nga këta drejtues mjetësh që abuzojnë me rregullin dhe normat e sjelljes në rrugë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore