
"150 euro personi për në BE"/ Si i kapi 'mat' policia dy të rinjtë me emigrantët 'njëri mbi tjetrin' në makina (VIDEO)
2 persona kanë rënë në prangat e policisë në Elbasan, pasi u kapën duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm.
Një 36-vjeçar u arrestua në fshatin Xibrakë, në Librazhd, ndërsa në makinën e tij kishte 3 emigrantë të cilëve u kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, në këmbim të një pagese pre 50 deri në 150 euro. Nga na tjetër, në aksin rrugor Labinot-Elbasan, u arrestua një 34-vjeçar, i cili po transportonte 4 emigrantë të paligjshëm.
Njoftimi i policisë:
Policia në Elbasan ka goditur dy raste të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. Me finalizimin e operacionit të koduar “Danubi 7″ u vunë në pranga dy persona që u kapën duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm, me 2 automjete.
Në pranga është vënë N. M., 36 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, në fshatin Xibrakë, Librazhd, duke transportuar me një automjet, 3 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës 50-150 euro për person;
Po ashtu u arrestua edhe L. L., 34 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Labinot-Elbasan, duke transportuar me një automjet, 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjetet, 4 aparate celulare dhe një sasi parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme.









Çfarë nuk i falin Salmanit
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Artikulli i britanikes "The Sun": Shqiptarët dynden në Angli me kamionë ...
Historia e plotë >
Hasi, "Anglia e Vogël" që po zbrazet dita-ditës/ Qyteti shqiptar që do n...
Historia e plotë >
Rikthehen temperaturat e larta, çfarë ndodh me motin javën e ardhshme

Situata me COVID19, ja statistikat e publikuara ditën e sotme nga ministria

Nis nesër faza e dytë e regjistrimit online për klasat e para dhe të dhjeta/ Çfarë duhet të kenë prindërit parasysh
Aktualitet




