
"15 mln dollarë për Covid", ish-deputeti i PD: Qeveria po shpërdoron fondin e Bankës Botërore
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka është shprehur se qeveria shqiptare po shpërdoron fondin prej 15 milionë dollarësh që Banka Botërore akordoi për të ndihmuar sistemin shëndetësor gjatë pandemisë COVID-19.
Sipas tij “fatkeqësisht edhe ky fond minimal po keqpërdoret për arsye “propagandistike” duke e ndarë atë në “1000 copa” e humbur kështu efikasitetin e tij.”
Në një status në Facebook ish-deputeti thotë se personelit mjekësor thuajse i mungojnë të gjitha pajisjet për t’u mbrojtur nga COVID-19.
Postimi i plotë
Qeveria spekullon me nje financim te Bankes Boterore dhe e shperdoron!
Ndersa Shqiperia eshte nder te paktat vende ne Bote pa nje financim te destinuar, transparent per sistemin shendetesor ne perballje me Covid, Qeveria kerkon te perdori si “makiazh” edhe ate fond minimal te Bankes Boterore duke e thermuar ate.
Banka Boterore i ka akorduar shendetesise sone 15 M $ per kete qellim, shifer kjo se paku 10 here nen nevojen emergjente te sistemit, qe duhet te garantohet nga Shteti.
Fatkeqesisht edhe ky fond minimal po keqperdoret per aresye “propagandistike” duke e ndare ate ne “1000 copa” e humbur keshtu efikasitetin e tij.
Degjova komunikimin per perdorimin e kesaj shume: qe nga testimi i popullesise e sigurimi i maskave per ate, tek mjetet mbrojtese te sistemit shendetsor, forcimi i strukturave shendetesore perfshi e reanimacionet, aparaturat e avancuara, etj etj, te laboratoret….!
Sikur ky financim te ishte se paku 200 M $.
Qesharake kjo, thjesht per “makiazh” te nje gjendje tragjike te sistemit tone shendetesor, kur mungon pothuajse gjithecka nga mbrojtja e personelit tek kondicionimi i Spitaleve Covid ne keto dite te nxehta, nga testimet e deri te pajisjet e domosdoshme.
Ne fund dicka: kishin shkruar edhe laboratoret, per cilet e kane fjalen?
Sepse ato te Kujdesit Paresor u sakrifikuan per ate Check ap qe nuk e di nqs vazhdon te paguhet akoma, ndersa ato spitalore jane dhene me PPP!








Aksident tragjik në Vlorë, vdes polici (EMRI-FOTO)
Historia e plotë >
Premtimet e “arta” të Kryemadhit për zgjedhjet e 25 prillit
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Greqi-Turqi, akulli shkrihet jo në Tiranë, por në sarajet e Sulltanit
Historia e plotë >
“Unë kurrë nuk e kam parë Trump kaq shumë vetëm, ai po shëron plagët”...
Historia e plotë >
Maskat në publik/ Dasho: Vendim hipokrit, ato nuk mbahen as në urbane dhe qendra tregtare

VIDEO/ Si të mbrohemi? Flasin ekspertët: Ja 10 rregullat strikte që duhet të zbatoni në plazh

Rekord vdekjesh nga Covid në 24 orët e fundit, 795 raste të reja
Biznes

Pandemia nuk i futi në krizë/ Çmimet e apartamenteve rriten për vitin 2021
Historia e plotë >


Vendimi i parë i Kushtetueses, kthen mbrapsht kërkesën e një biznesi
Historia e plotë >