Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

13 mijë euro udhëtimi dhe trajtimi/ 20 të pasurit me Covid që shkuan për t’u kuruar në Turqi dhe Itali (Foto)

13 mijë euro udhëtimi dhe trajtimi/ 20 të pasurit me Covid

Të jesh i pasur padyshim përkthehet në disa privilegje më shumë! Koronavirusi ka prekur kryesisht moshën e tretë, por nuk ka kursyer as fëmijët, të rriturit dhe as të pasurit.

Teksa dy spitalet në COVID-19 në vendin tonë po arrijnë kapacitetet maksimale, me një staf jo me shumë eksperiencë përballë një pandemie, ata që kanë shumë zero në llogaritë bankare zgjedhin të kurohen jashtë vendit tonë, për mjekim më të specializuar! 

Report Tv mëson ekskluzivisht se janë të paktën 20 persona që janë larguar nga Rinasi me charter të dedikuar në harkun kohor prej 3 muajsh, teksa sipas zyrtarëve aplikime ka çdo ditë.  Ato i kanë besuar më tepër eksperiencës së Turqisë, por edhe të Italisë, me këtë të fundit që është një nga vendet më të prekura nga ky virus.

Siç shihet në foton që Report Tv ka siguruar, charteri dezifentohet përpara, teksa merren me vete dhe pajisje mjekësore.

Vendi ynë ka pasur një numër të lartë të të prekurve me koronavirus gjatë javëve të fundit, ku ditën e djeshme arriti rekordin me 139 raste të reja në 24 orë. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 110 pacientë te konfirmuar pozitiv ku 21 paciente janë në terapi intensive, 6 prej të cilëve pacientë të intubuar.

Megjithatë, përveç rasteve, tamponi i të cilëve ka rezultuar pozitiv me COVID, në dy spitalet, COVID/1 dhe COVID/2, vijojnë të marrin trajtim pacientë të dyshuar nga ana imazherike si te prekur.

Ndërkohë, mësohet se kostoja e udhëtimit dhe trajtimit arrin në 13 mijë euro.

13 mijë euro udhëtimi dhe trajtimi/ 20 të pasurit me Covid

13 mijë euro udhëtimi dhe trajtimi/ 20 të pasurit me Covid

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore