Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

11-vjeçarja shqiptare vdiq në aksident/ Dhimbja e madhe mbush rrugët e qytezës italiane në funeralin e Emanuelës

11-vjeçarja shqiptare vdiq në aksident/ Dhimbja e madhe mbush

Emauela Brahja u largua nga jeta në moshë shumë të re dhe ka dërrmuar zemrat e të gjithë familjarëve të saj dhe jo vetëm. 

11-vjeçarja u përplas nga një automjet një mbrëmje para derës së shtëpisë së saj teksa bënte xhiro me biçikletë. 

Sot, vogëlushes 11-vjeçare iu dha lamtumira dhe u përcoll për në banesën e fundit. Një poezi e shkruar nga një nga mësueset me mendimet e shokëve dhe shoqeve të klasës dhe shumë tullumbace të bardha e të verdha që shkonin drejt qiellit.

Babai Agroni dhe nëna Esmeralda, motra e vëllai, por edhe një komunitet i tërë shqiptarësh në Campodarsego u mblodhën në funeralin e saj.

Prifti e krahasoi historinë e Emanuelës me historinë e Ungjillit ku Jezusi sjell në jetë një vajzë 12-vjeçare, vajza e kreut të sinagogës, të cilës nuk u dha merita mrekullive. Gjatë meshës edhe prifti u përfshi shumë nga emocionet saqë në një moment iu desh që të ndalonte një prej predikimeve. Trishtimi u shtua kur në mes të njerëzve, një prej mësueseve të saj lexoi një poezi në nderim të Emanuelës.

“Do të të kujtojmë si një flutur që hap krahët dhe fluturon lehtë. Në sytë e tu lexohej habia e një vajze që i afrohej realitetit që e rrethon me vetëdije të plotë. Na ke dhënë ndjeshmëri, thjeshtësi dhe mirësi. Me këtë që ka ndodhur na ke thyer zemrat,”- tha një prej mësueseve të saj e cila lexoi një poezi.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore