Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

12 vite pas krimit tronditës, cigarja zbulon vrasësin e ish-policit të Antidrogës në Elbasan

12 vite pas krimit tronditës, cigarja zbulon vrasësin e ish-policit

Ngjarja e vitit 2009, ku viktimë e një sulmi më armë mbeti ish-punonjësi i Antidrogës në Elbasan, ka edhe një tjetër bashkëpuntor. Përveç Marjus Tafës dhe Armando Llakajt që tashmë ndodhen në qeli, policia ka siguruar prova edhe për Florind Shabanin, i identifkuar pas testit të ADN-së.

12 vite pas vrasjes së ish-efektivit të policisë Roland Rexhepi, më 29 korrik 2009, policia ka edhe një emër tjetër si bashkëpunëtor për ekzekutimin e tij.

Florind Shabanit i është komunikuar masa e arrestit në Gjermani ku ndodhet në qeli nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

Roland Rexhepi është ekzekutuar sapo ka dalë nga pallati i tij, duke ju drejtuar garazhit për të marë makinën dhe larguar në punë.

Në këtë moment i është afruar me motor të tipit "Zong-Zhung" njëri nga autorët e krimit, i identifikuar si Armando Llakaj, i cili ka hapur zjarr në drejtim të Rexhepit duke e lënë të vdekur në vend.

Më herët për vrasjen e Roland Rexhepit janë arrestuar Marjus Tafa dhe Armando Llakaj, të dy të dënuar me 24 dhe 23 vite burg. 

12 vite nga kjo ngjarje, prokuroria ka mundur të identifikojë dhe Florind Shabanin, si një prej bashkëpuntorëve në këtë vrasje.

Sipas Oranews, ka qenë një profil ADN që është gjendur në një kapuç dhe një bisht cigareje. Kjo ngjarje e rëndë  rezulton të jetë pasojë e përplasjes mes 2 grupeve, Çapja dhe Mema në Elbasan.

Dy vite pas vrasjes së ish-efektivit të policisë, në 30 dhjetor 2011 u vra edhe vëllai i tij, Ilir Rexhepi.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore