Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

"12 euro për Zyrih, Stamboll..."/ Rama ndan çmimet e fluturimeve në aeroportin e Kukësit: Mos thoni ishte për fushatë

"12 euro për Zyrih, Stamboll..."/ Rama ndan çmimet e

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nga 15 korriku nga aeroporti i Kukësit do të nisin fluturimet drejt Stambollit dhe Zyrihut.

Kreu i qeverisë ka ndarë edhe listën e çmimeve, ku Kukës - Zyrih do kushtojë 12 EURO, po aq edhe Kukës-Stamboll.

Në mesazhin e tij, Rama u përgjigje edhe kritikëve që deklaruar se aeroporti i Kukësit u hap për fushatë.

"Se ç'ishin ca miq që thoshin Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit ishte sa për fushatë, po unë s'bëj asgjë sa për fushatë dhe çfarë bëj e them e çfarë them e bëj, kështu që bujrum me Air Albanian në portën e hapur të qiellit të Kukësit", shkruan Rama.

Po nuk mbaron me kaq, lajme të tjera nga ky front së shpejti, thekson Rama, teksa publikon edhe çmimet.

*** 1€ + taksat domethënë:
Kukës - Zyrih 12 EUR,
Zyrih - Kukës 28.66 EUR,
Kukës - Stamboll 12 EUR,
Stamboll - Kukës 23 EUR

GAZETA SHQIP

"12 euro për Zyrih, Stamboll..."/ Rama ndan çmimet e

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore