Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

1 vit nga protesta e 2 marsit, Meta :Po vjen pranvera kuqezi, ta çojmë në fund misionin më 25 prill

1 vit nga protesta e 2 marsit, Meta :Po vjen pranvera kuqezi, ta

Një vit më parë, presidenti do të dilte në shesh duke organizuar protestën për mbrojtjen e Kushtëtutës dhe të sovranitetit. Me këtë moto, presidenti iu kundërpërgigj mazhorancës, e cila po niste procesin e shkarkimit të tij nëpërmjet një komisioni hetimor.

Një protestë e pazakontë pasi një presidenti po organizonte për rrëzimin e qeverisë. Ai e argumentoi këtë protestë si një thirrje kundër grushtit të shtetit.

Një vitë pas kësaj proteste që u mbështet edhe nga opozita, Meta ka lëshuar një mesazh ndaj shqiptarëve.

"Falënderim të përzemërt dhe mirënjohje të thellë, për të gjithë motrat dhe vëllezërit shqiptarë, të cilët një vit më parë ju përgjigjen thirrjes së Presidentit të Republikës, në mbrojtje të Kushtetutës dhe kundër grushtit të shtetit. Misionin tonë, të nisur më 2 mars 2020, për rivendosjen e sovranitetit të plotë të popullit shqiptar ndaj të gjitha institucioneve, do ta çojmë deri në fund, nëpërmjet referendumit historik të 25 prillit 2021! PRANVERA KUQEZI PO VJEN!", thekson Meta në mesazhin e tij.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore