Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

"1 mijë euroshin që i ke dhënë K..."/ Pazaret në fakultet, si vajza mashtron me vende pune dhe marrjen e provimeve

"1 mijë euroshin që i ke dhënë K..."/ Pazaret

Në emisionin Fiks Fare ankohet një studente se është mashtruar nga një vajzë për t’u punësuar si sekretare në Fakultetin e Elbasanit. Studentja për t’u punësuar i ka paguar dy mijë euro vajzës e cila do e punësonte me anë të Rektorit të Universitetit të Elbasanit.

Studentja thotë se vajza i ka thënë se e ka punësuar pa shkuar asnjë ditë në punë madje dy herë para fakultetit i ka dhënë një zarf me nga 400 mijë lekë për të cilin i ka thënë se kjo është rroga.

Pra vajza mashtruese përveçse e ka punësuar studenten në fakultet pa shkuar asnjë ditë në punë, mund të tërheq edhe rrogën nga borderoja e fakultetit në emër të një tjetër të punësuari. Studentja tregon gjithashtu se përveçse ka paguar dy mijë euro ka dhenë lekë edhe për Certifikatën e Anglishtes, pasi i duhej si dokument për të hyrë në punë. Studentja denoncoi rastin për të kërkuar ndihmë në emisionin Fiks Fare, pasi ajo nuk është e vetmja e cila është mashtruar nga vajza në fjalë. Ajo u pohon gazetarëve se dhe shumë njerëz të tjerë janë bërë viktima të mashtrimit siç e pësoi dhe ajo vetë.

"1 mijë euroshin që i ke dhënë K..."/ Pazaret

Bashkëpunëtorët e Fiksit takojnë vajzën seksere e cila pranon marrjen e parave. Ajo premton marrjen e provimeve dhe punësim kundrejt parave. Madje i kërkon bashkëpunëtorit të Fiksit të marrë kredi për të paguar dy pedagogë Erind Bedalli dhe Elior Vila për të marrë provimet e fundit . Ndërkohë që i tregon bashkëpunëtorit të Fiksit gjatë bisedës, se studentes që u ankua në Fiks do ja kthejë dy mijë eurot, pavarësisht se ajo nga kjo shumë mori vetëm një mijë euro sepse të tjerat i mori një shoqe e saj. Në këtë mënyrë zgjerohet edhe rrethi i personave që mashtrojnë në këtë fakultet.

Të gjitha takimet me këtë seksere kryhen brenda ambienteve të fakultetit në sallat e leksioneve .Bashkëpunëtorët e Fiksit takojnë edhe tre persona të tjerë që janë mashtruar. Ata tregojnë se kanë paguar nga një mijë apo dy mijë euro tek Aurela po që nuk u është mbaruar puna për të cilën kishin lekët. Madje ata thonë se kanë qëlluar në tavolinë edhe me 20 persona të tjerë që janë mashtruar nga Aurela . Të gjithëve u premton punë si sekretare ose pedagogë në fakultet apo marrjen e provimeve kundrejt parave, por askujt nuk i mbaron punë. Të gjithë këta njerëz janë viktima të mashtrimit!

"1 mijë euroshin që i ke dhënë K..."/ Pazaret

Mashtruesja pranon që ka marrë 2 mijë euro, por me një tjetër bashkëpunëtore.

Fiksi – Kjo thotë që ke biseduar, na ka premtuar për të hyrë sekretare
Mashtruesja – E dikur. Është shumë e drejtë kjo që thua, vajti shumë mirë, u morën dhe rrogat e para, por ngaqë ishte pandemi nuk kishte shumë punë, por 2 rroga i ka marrë , 400 mijë lekë, nuk e di nëse e di apo jo.Ka marrë dhe gjysmën e rrogës së tretë. Se kjo ka qenë me një shoqen e evtë dhe kur merreshin lekët këto i ndanin në gjysëm dhe tani. Tashi unë e di që je ti e para, t’i lej ty lekët se dhe unë kam punët e mia
Fiksi – Ti ke marr e zemë përqindjen tënde
Mashtruesja –Normal
Fiksi – Problemi është ta dimë do fillojë, s’do fillojë (punë), janë 2 mijë euro
Mashtruesja -Këto u tërhoqën. Jo, unë ia kam sqaruar që në dorën time kanë arritur vetëm një mijë (euro)
Fiksi – 1 mijë euro?
Mashtruesja -1 mijë euroshin që i ke dhënë K.., je e bindur sa lekë ka marrë K..?
Denoncuesja – Jam e bindur? Mua K.. asnjëherë s’më ka thënë që ti gjysmat e lekëve ia ke marrë

"1 mijë euroshin që i ke dhënë K..."/ Pazaret

Denonceusja – A ta kam thënë në sy që Aurela do 2 mijë euroshin tim dhe 120 euroshin e Anglishtes?
Mashtruesja –Kurse unë të thashë ty që nuk do të jap lekë thatë po 3 muajt e rrogës që ti ke qenë tek unë, dmth 1 mijë euroshi i kafes që ti ke dhënë dhe 3 muaj rroge,që unë jam në rregull me timen. Një sekondë, ke qenë ndonjë ditë në punë?
Denonceusja – Jo,kurrë s’kam qenë
Mashtruesja –Po pse nuk e the këto lekët qysh i merr ti se s’e kuptova këtë pjese tani?
Fiksi – Problemi është: kjo filloi punë aty?
Mashtruesja –Kjo ka marrë 2 rroga e gjysëm me pak fjalë se 1 milionë lekë nuk janë pak.Nga dalin? Unë e marrë pësipër këtë gjë dhe unë ia thashë asaj, po të marrë përsipër këtë gjë, te pjesa e 2 mijë euroshit ke pjesën e 1 mijë euroshit që unë kam marrë , 1 mijë euroshi tjetër ju thashë ju shef Zoti lart se unë kam pjesën e rrogave që ti për aq kohë që ke qenë te unë, ke pjesën e rrogave.

Të mashtruarit e tjerë: Mashtruesja ka 30 – 40 mijë euro borxh
Qytetarja 1 – Ka vite që e bën këtë punë,unë e zbulova më vonë, por kishte vite që e bënte
Fiksi – Si ka mundësi që nuk e ka ngacmuar njeri?
=Qytetrja 1 – …e ka të vetën nga Lushnja
Fiksi – Gjyqtaren?

"1 mijë euroshin që i ke dhënë K..."/ Pazaret
Qytetrja 1-Nënkryetaren e gjykatës, është nga Lushnja ajo,kjo e ka të vetën
Fiksi – Kryetaren që doli te Tik Tok-u?
Qytetrja 1 – Po. Kjo është punë që bëhej, po kësaj i doli situata jashtë kontrollit sepse mori shumë përsipër, se duheshin staf akademik, por duhehsin 5 veta.Ajo i pëlqeu leku dhe …Mori përsipër më shumë nga sa i takonte. 20 veta kemi qenë.Ajo ka dhe fisin e vet.Këtu u trembëm ne, jo nusen e çunit të hallës,gocën e çunit të xhajës, 5-6 veta aty
Fiksi – Në grup me ju, që do i fuste në punë?
Qytetarja 1-Po
Qytetari 3 – Ajo ka shumë lekë, ajo ka shumë lekë borxh, ka 30 – 40 mijë euro borxh.Unë këto që dhanë nga 3 -4 mijë euro nuk e di pse i dhanë.Edhe unë që ia dhashë, ia dhashë mabsdite, të nesërmen i thashë dua lekët, m’i bjer lekët mbrapsht se e pashë… Ajo ka frikë prandaj bën presion, që të mos ta denoncojnë

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore