Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

‘1 diell, 5 yje dhe një shkop i gjatë...'/ Rama thirrje emigranteve: Investoni në agroturizëm, është borxhi im nëse…

‘1 diell, 5 yje dhe një shkop i gjatë...'/ Rama thirrje

Edi Rama ndodhet në Lezhë dhe ka vizituar atje disa nga shembujt e suksesshëm të agroturizmit. Shefi i qeverisë ka bërë një video selfie me pesë biznesmenë të cilët kanë krijuar në fshatra të Lezhës, biznese të suksesshme, ndërsa u bëri thirrje emigrantëve që të investojnë kursimet e tyre në agroturizëm.

Ai siguroi se nëse fitimet nuk do të jenë më të mëdha sesa puna në emigrim, atëherë borxhi do të jetë i tij.

“Këta janë shembuj që flasin me vepra dhe vepra e tyre ju tregon të gjithëve që kush do, kush ka ide, kush ka kurajo kush nuk ia përton punës, jo bën sukses në fshat, por bën art në fshat me prodhimet, traditën, historinë familjare, shtëpinë e vjetër të gjyshërve. Me këta në krah unë përsëris thirrjen për emigrantët që e kanë një lidhje në fshat, të investojnë kursimet aty dhe nëse nuk fitojnë më shumë në agroturizëm se nga puna e zakonshme atje ku janë atëherë borxhi është i imi dhe këtyre”, tha Rama.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore