Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Atentat në Elbasan, ekzekutohet para lokalit 50-vjeçari

Atentat në Elbasan, ekzekutohet para lokalit 50-vjeçari

Një 50-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri në hyrje të lokalit në Elbasan. Mësohet se viktima është 50-vjeçari Bujar Çela rreth 50 vjeç, banues në fshatin Bradashesh.

Raportohet se një automjet është duke u djegur në Murras, i cili dyshohet të jetë i autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes , identifikimin e kapjen e autorit/ëve.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje -dalje të qytetit të Elbasanit, pika kontrolli në akset rrugore nacionale në bashkëpunim me DVP Durrës, Fier e Tiranë .

Në ndihmë të shërbimeve të DVP Elbasan kanë ardhur dhe FNSH dhe RENEA dhe vijon krehja e zonës.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore