Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

" Dy gjëra të tmerrshme ndodhen"/ Mark Marku: PD rrëzoi komunizmin, por e futi komunizmin brenda vetes

" Dy gjëra të tmerrshme ndodhen"/ Mark Marku: PD rrëzoi

Ish-deputeti demokrat Mark Marku ishte i pranishëm në takimin e organizuar nga PD-ja dhe kryedemokrati Lulzim Basha me rastin e lëvizjes së 8 dhjetorit 1990.

Si një nga ish-studentët të lëvizjes, Mark Marku u shpreh se ishte e rëndësishme se asaj kohe vranë frikën. Por ai theksoi se gjatë këtyre 31 viteve kanë ndodhur dy gjëra të tmerrshme.

"Ne vramë frikën, dy gjëra kanë ndodhur të tmerrshme, e para PD rrëzoi komunizmin, por e futi komunizmin brenda vetes. PD sot e kësaj dite nuk e mundur komunizmin brenda vetes, e sot po vuajmë pasojat. Për mua PD është pasion dhe jo interes, është pasion sepse megjithëse gjithë përfshirja në jetën politike në jetën politike, është gjëja mbas ose në kuadër të lëvizjes së dhjetorit. Por çfarë ndodhi PD i përkujton shumë heronjtë e dhjetorit, iu përkujton por i ka vrarë. Nuk duhet ti kishte trajtuar si herojn, në arkivën, por frymën e tyre të kishte futur brenda vetes. Se në momentin kur ti flet ti konsiderohesh armik, në momentin që ti del kundër liderit ti konsiderohesh armik. Të largojmë frymën e mënyrën e të menduarit komunist. PD duhet ti lërë këto budallëllëqet e Partisë së Punës, që mendon se dikush vjen si zoti i zgjidh punët, primare duhet të jetë liria", tha Marku gjatë fjalës së tij.

Ai foli për rëndësinë e demokracinë duke theksuar se PD duhet të rimarrë misionin e saj në interes të të rinjve që nuk duan të largohen nga vendi.

“Nuk mund të kultivojmë demokraci nëse nuk e fillojmë te vetja. Është misioni i Partisë Demokratike. Duhet ta rimarrë misionin se e ka humbur. Kështu do kem unë interes të vij te PD, do kenë të rinjtë që janë këtu. Në qoftë se PD rimerr misionin e vet të lirisë, nuk është asnjëherë vonë për të kërkuar falje dhe as për të ngritur kauza lirie. PD duhet t’i lërë budallaqet e Partisë së Punës që mendon se dikush vjen si Zoti.

Liria dhe demokracia kurrë nuk fitohen. Lufta për liri është demokracia dhe drejtësia. Nëse nuk kultivojmë aftësinë e të menduarit kritik do shkojmë nga dështimi në dështim dhe do ta bëjmë Shqipërinë një vend me banorë nuk mendojnë të jetojnë këtu. Nuk mund të ndërtosh plane afatgjata në një vend ku 95% e njerëzve e mendojnë vendin e tyre si vend kalimi. Të gjithë nuk mendojnë të kenë fëmijët këtu. Të gjithë kanë ikur nga zonat e Shqipërisë. Vijnë në Tiranë dhe të mendojnë si të ikin diku tjetër”, u shpreh Marku.

Ai ironizoi akuzat e Berishës dhe demokratëve që akuzojnë Bashën që pas pezullimit të ish-kreut të PD nga funksionet në parti.

“Lulzim Basha ishte mirë para shtatorit. Mbas shtatorit doli njeriu që i ka të gjitha të këqijat e botës. Për mua është ai që kam njohur me të mirat dhe të këqijat. Është i mirë dhe i keq po aq sa jemi ne këtu. Unë mendoj që thelbi është që të mendojmë të gjithë”, tha ai.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore