Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Drogë, armë e mijëra euro/ Policia greke shkatërron grupin që furnizohej nga Shqipëria

Drogë, armë e mijëra euro/ Policia greke shkatërron grupin

Një grup kriminal i trafikimit të lëndëve narkotike është shkatërruar nga policia helene. Aksioni u zhvillua në Igoumenitsa, e si pasojë janë nën hetim të paktën 27 persona.

Në pranga përfundoi edhe kapo i bandës si dhe tre gra, një prej të cilave e huaj dhe dyshohet të jetë shqiptare.

Sipas mediave greke, banda furnizohej me drogë nga kapo i cili e importonte nga Shqipëria përmes anëtarit shqiptar të grupit dhe më pas u kujdes për trafikimin e tyre të mëtejshëm përmes anëtarëve të tjerë.

Autoritetet raportojnë se gjatë hetimit të çështjes, kanë ndodhur më shumë se 900 transaksione të drogës, nga të cilat vlerësohet se të pandehurit kanë fituar mbi 90,000 euro.

Nga kontrollet në banesë u gjetën dhe konfiskuan gjithsej 14.415 euro, një armë kallashnikov, fishekë, heroinë që peshonte 5.1 gramë, kanabis në formë të papërpunuar dhe të përpunuar me një peshë totale prej 7.3 gramë, 126 pilula të drogës, 2 peshore elektronike, 2 thika, si dhe 5 telefona celularë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore