
Tronditet Parlamenti Europian, grabitësit i vjedhin 50 eurodeputetëve dosjet sekrete dhe laptopë
E Mërkurë 1 Korrik 2020, 18:16
Gazeta Shqip

Të paktën 50 eurodeputetë kanë parë t`u grabiten kompjuterët, tabletet dhe sende të tjera nga zyrat e tyre në Parlamentin Europian gjatë kohës ishin larg Brukselit për shkak të mbylljes prej koronavirusit.
Pjesa dërrmuese e vjedhjeve duket se ka ndodhur kryesisht gjatë kohës kur ndërtesa ishte praktikisht e zbrazët, dhe hajdutët kanë lëvizur e kanë kontrolluar nëpër dollapët e eurodeputetëve për të marrë sende të vlefshme. Deputeti gjerman Nico Semsrott, të cilit i janë vjedhur dy laptopë të vjedhur, tha se ndihet i zhgënjyer nga mungesa e përgjigjes nga DG SAFE e Parlamentit Evropian, zyra që merret me sigurinë.
"Ky është një skandal i madh por nuk e di pse të gjithë po e mbyllin gojën," tha ai për POLITICO. "Ne jemi shumë të sigurt hajdutët kanë rrëmuar nëpër gjërat tonë, sepse cdo gjë dukej mjaft e çrregullt," tha Semsrott , duke shtuar se ka pasur raporte se janë grabitur zyrat e " 40 deri në 100 eurodeputetëve".
Semsrott i paralajmëroi kolegët për vjedhjet përmes një emaili të hënën dhe postoi një video në YouTube ku tregohej se si hajdutët detyroheshin të hapnin sirtarin e një tryeze përpara se të përdornin një çelës brenda për të hapur një dollap të sigurtë ku kishte kompjutera.



Vaksina kundër Covid-19 mund të mos funksionojë
Historia e plotë >





Një realitet i ri në një rend global të vjetër
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.
Poll

PROFIL / Bujar Nishani, nga ish-ushtarak në student në Kaliforni, shkall...
Historia e plotë >
DETAJE nga tragjedia në Fushë-Arrëz/ Si vdiqën njëra pas tjetrës 3 pjesë...
Historia e plotë >
Interesi Publik / 26 Maj, 07:24
Zbulohet qarku më i varfër në vend, të ardhurat për frymë sa 63% e mesatares kombëtare

Interesi Publik / 25 Maj, 07:50
Rikthehen oraret e zgjatura të punës për të gjithë sektorët pas pandemisë, ndër më të lartat në Europë

Interesi Publik / 24 Maj, 07:39
Shqipëria po plaket shpejt, mosha mediane e grave arrin 39.1 vjeç, e burrave 37.3
Aktualitet

‘Sali Berisha në atë kohë i donte në burg’, Spartak Ngjela i tregon me EMRA
Historia e plotë >


