Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Tre Triestet, ja marrëveshjet e fshehta të politikës shqiptare

Qyteti i Triestes është në memorien e Shqipërisë për faktin se atje janë arritur marrëveshjet e fshehta politikës së shqiptare. Në fazat e hershme të demokracisë shqiptare, në vitin 1992 u mbajt një takim i fshehtë mes dy kundërshtarëve politikë, Fatos Nano kryetari i PS-së dhe Sali Berishës, kryetar i Partisë Demokratike.

Për diplomatin e njohur, ShabanMurati këto marrëveshje të fshehta ?alla Trieste? nuk janë se u mbyllën vetëm më kaq, por e shoqëruan përgjatë 30 viteve, ku politikanët shqiptarë i arritën ato në kurriz të popullit shqiptar. Gazeta "Shqip" po publikon statusin e diplomatit Murati.

Trieste 1

Është takimi i fshehtë kokë më kokë në Trieste në shkurt 1992 i kryetarit të PD, Sali Berisha, me kryetarin e PS, Fatos Nano, një muaj para zgjedhjeve parlamentare, dhe marrëveshja e fshehtë midis tyre për rotacionin e pushtetit dhe amnistimin penal të dosjes së thesarit të shtetit të depozituar jashtë Shqipërisë dhe të krimeve dhe listave të bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit. Marrëveshja e mësipërme nuk iu raportua kurrë partive respektive dhe nuk është zbardhur kurrë.

Trieste 2

Është marrëveshja e fshehtë në prill të vitit 2008 midis kryetarit të PD, Sali Berisha, dhe kryetarit të PS, Edi Rama, për listat e mbyllura dhe për amnistimin penal të korrupsionit të zyrtarëve të qeverisë socialiste të Fatos Nanos.

Trieste 3

Është marrëveshja e fshehtë kokë më kokë midis kryetarit të PS, Edi Rama, dhe kryetarit të PD, Lulzim Basha, në maj 2017 për qeverisjen e përbashkët të përkohshme dhe për amnistimin penal të korrupsionit të zyrtarëve të qeverisë demokrate të Sali Berishës. Marrëveshja nuk iu raportua kurrë partive respektive dhe nuk është zbardhur kurrë.

Një postimi im 1 qershor 2017 si literaturë ndihmëse. Qyteti i Triestes ka hyrë dy herë në historinë e Shqipërisë. Herën e parë në vitin 1947, kur shqiptarët e budallallepsur nga partia dhe nga Jugosllavia protestonin rrugëve të Tiranës duke bërtitur:"Jetën e japim,Triesten nuk e japim".

Herën e dytë në shkurt të vitit 1992, një muaj para zgjedhjeve parlamentare, kur dy politikanët kryesorë të emëruar të Shqipërisë u takuan kokë më kokë në Trieste dhe hartuan grafikun e pushtetit në tranzicion, dhe shqiptarët, të budallallepsur nga partitë dhe nga pluralizmi, kanë 25 vjet që protestojnë rrugëve të Tiranës duke bërtitur:"Jetën e japim, Triesten nuk e japim".

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore