Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

“Skaneri” i 700 golave ​​të Leo Messit në karrierë

Pas ekzekutimit të saktë të penalltisë, në barazimin e Barcelonës kundër Atlético Madrid (2-2), Lionel Messi ka rrumbullakosur 700 gola zyrtarë në karrierën e tij profesionale. Nga këto, 630 janë realizuar me fanellën e klubit të tij (Barcelona), ndërsa 70 me kombëtaren argjentinase. Është një shifër e rrumbullakët, që riafirmon përsosmërinë e një lojtari të jashtëzakonshëm, i cili nuk njeh kufij në çdo drejtim. Radiografia shoqëruese e këtij shkrimi tregon të gjitha detajet e golave ??të gjashtë herë fituesit të ?Topit të Artë?, shkruan Telesport

Messi ka shënuar 441 gola në La Liga, 114 në Ligën e Kampionëve, 53 në Kupën e Mbretit, 5 në Botërorin e Klubeve, 14 në Superkupën Spanjolle dhe 3 në Superkupën Europiane. Një tjetër rekord, që ylli argjentinas e ka afër realizimit, është ai i golave ?zyrtarë në një klub të vetëm. Pelé grumbulloi 643 gola me Santos, para se të nisej për te Cozmos në SHBA. Legjenda braziliane, pra, ka 18 gola më shumë sesa Messi aktualisht me Barçën. Mesatarja e golave me kombëtaren është shumë më modeste (0.51 gola për ndeshje) në krahasim me atë të arritur me Barçën (0.87 gola për ndeshje).

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore