Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Sekuestrohen 13 kg kokainë, 'bosi' shqiptar e shpërndante me biçikletë, ndërsa italiani si...

Policia italiane ka vënë në pranga dy persona, mes tyre një shqiptar 27-vjeçar. Referuar raportimit të mediave fqinje bëhet e ditur se shqiptari dhe italiani 52-vjeçar, me ?profesion? taksist u kapën duke shkëmbyer drogë.

Si u bë arrestimi

Taksisti ishte vënë re të shtunën para një supermarketi në zonën e Cesena, ku takohej me shqiptarin 27-vjeçar, ky i fundit banues në Cesenatico. Shqiptari kishte mbërritur me biçikletë para supermarketit pak minuta para se të vinte taksisti dhe në duar mbante një zarf. Sapo italiani erdhi, shqiptari u fut brenda në taksi dhe doli prej aty duar bosh.

Më pas policia ndoqi taksinë dhe kur e ndaloi gjeti në mes të sediljeve të pasme zarfin e mbushur me kokainë.

Në këtë moment italianit taksist iu vunë prangat dhe menjëherë policia shkoi në shtëpinë e shqiptarit, të cilin e arrestoi dhe gjatë kontrollit në banesë gjeti dhe sekuestroi 8 kilogramë kokainë.

Taksisti pretendon pafajësinë

Pas arrestimit nga policia taksisti pretendon se është i pafajshëm dhe se nuk e dinte se brenda zarfit fshihej kokainë.

Në zarfin e madh u gjetën plot 5 kilogramë kokainë. Policia bën me dije se taksisti e përdorte profesionin e tij që të mos dallohej se ishte korrier droge.

Italiani kishte thënë në dëshminë e tij se shqiptari i kishte ofruar 1000 euro, për transportin e zarfit. Pavarësisht kërkesave për lirim dhe pretendimet për pafajësi italiani u la në burg.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore