
“Protokolli i pazbatueshëm”, përfaqësuesi i transportit qytetas: Ministrja s'ka hipur ndonjëherë në autobus, ka shofer që...
Prej disa ditësh, transporti ndërqytetës ka nisur nga puna në një pjesë të mirë të linjave të tij. Por nuk ka ndodhur e njëjta gjë me transportin qytetas.
Edhe pse autoritetet e shëndetësisë, por edhe institucionet e tjera qendrore dhe vendore kanë hapur dritën jeshile që transporti urban të nisë pavarësisht situatës së rënduar së fundmi nga Covid-19, transporti publik nuk ka nisur nga puna.
Përfaqësuesi i Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas, Ervin Shijaku, ishte sot në një lidhje direkte me emisionin "Wake Up", ku tregoi arsyen se pse ende nuk kanë nisur punën urbanët, edhe pse kryebashkiaku Erion Veliaj, i paralajmëroi ata se "nëse kompanitë e transportit urban nuk rifillojnë shërbimin, bashkia e Tiranës do t?u heqë atyre licencën".
Sipas Shijakut, nuk janë operatorët e transportit ata që nuk duan të nisin shërbimin e transportit publik por është Ministria e Shëndetësisë së bashku me Ministrinë e Infrastrukturës që kërkojnë të mos hapet transporti publik për arsyen e kufizimit të rasteve me Covid-19.
"Kërkojmë një tryezë të përbashkët me Bashkinë, Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministrinë e Shëndetësisë, Komitetin Teknik Anti-Covid dhe operatorët e transportit publik që, së bashku të ndërtojmë një protokoll, i cili të jetë i zbatueshëm dhe në mbrojtje të qytetarëve dhe t'u japë mundësi operatorëve për të zhvilluar një transport publik. Sot jemi para faktit se ne kemi një protokoll që në shumicën e pikave të tij është i pazbatueshëm dhe askush nuk na thërret në tavolinë edhe pse e kemi kërkuar përditë që dikush të na ulë në tavolinë dhe të na sqarojë"- tha Shijaku.
Ndërkohë Ervini shtoi se "ata kanë një udhëzim origjinal të Organizatës Botërore të Transportit Publik ku qartazi bie ndesh me udhëzimin e dalë nga Ministria e Transporteve". Për këtë arsye ai i drejtohet ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku se në cilën pikë është bazuar për këtë protokoll që ka hartuar.
"Nëse kjo është bërë qëllimisht që mos të hapet transporti publik, atëherë është më mirë të thuhet se është e pamundur nga frika e përhapjes së virusit ta hapim transportin sesa të deklarohet në faqet e Facebook-ut apo në media e kundërta. Transporti publik është mënyrë jetese për të gjithë qytetarët. Mbase zonja Ministre e Infrastrukturës nuk ka hipur ndonjëherë në autobus mbase nuk e di çfarë është autobusi sepse ka makinë, ka shofer që paguhet nga taksapaguesit shqiptarë, por ajo duhet të ulet me ne me grupet e interesit dhe të bëjmë një protokoll të zbatueshëm dhe të parandalojmë përhapjen e COVID-19"- tha Shijaku.



Vaksina kundër Covid-19 mund të mos funksionojë
Historia e plotë >





Një realitet i ri në një rend global të vjetër
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

PROFIL / Bujar Nishani, nga ish-ushtarak në student në Kaliforni, shkall...
Historia e plotë >
DETAJE nga tragjedia në Fushë-Arrëz/ Si vdiqën njëra pas tjetrës 3 pjesë...
Historia e plotë >
Zbulohet qarku më i varfër në vend, të ardhurat për frymë sa 63% e mesatares kombëtare

Rikthehen oraret e zgjatura të punës për të gjithë sektorët pas pandemisë, ndër më të lartat në Europë

Shqipëria po plaket shpejt, mosha mediane e grave arrin 39.1 vjeç, e burrave 37.3
Aktualitet

‘Sali Berisha në atë kohë i donte në burg’, Spartak Ngjela i tregon me EMRA
Historia e plotë >


