Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Koncesioni 1.2 miliard euro/ Hapet gara për rrugën Milot-Fier, kalimi do jetë me pagesë

Qeveria ka hapur garën për projektin e rrugës Milot-Fier pjesë e 'Korridorit Jonian', një investim me vlerë 1.2 miliardë euro.

Ky aks pritet që të jetë i aksesueshëm për qytetarët jo më parë se viti 2026, ndërsa lëvizja e mjeteve do të jetë me një shpejtësi 130km/h. Krahas rrugës së Kombit, edhe kalimi në këtë autostradë do jetë me pagesë.

Kryeministri Edi Rama ka thënë se aksi Milot- Fier do të jetë me pagesë por do të ketë dhe rrugë pa pagesë me kushte të tjera dhe mundësi të tjera.

Ai thotë se koncesioni i rrugës kap vlerën e 1.18 miliardë euro dhe se ky është një hap para i qeverisë i cili nuk do të bëhej i mundur pa PPP.

Rama tha se Korridori blu ishte pjesë e procesit të Berlinit, por për shkak të vonesave dhe burokracive qeveria shqiptare nuk do të priste deri në pafundësi por u veprua me PPP.

"Një aks rrugor për ëndrrat, shpresat e premtimet, e të gjitha viteve, ndonëse u shfaqën në vitet e pluralizmit. E kemi shpallur ambicien për Korridorin blu. Korridori blu është vendosur në tryezën e procesit të Berlini, është kthyer në prioritet për procesin e Berlinit. Më pas është bërë i mundur për mbështetjen teknike siç e tha ministrja, për fillimin e punës për këtë korridor duke parë vit pas viti ngadalësinë e madhe dhe hendekun e madh mes çka në procesin e Berlinit është vendosur në tryezën politike, dhe çka mekanizmat e pashmangshëm europiane kanë sjellë.

Ne hodhëm një hap, dhe bëmë një fakt që edhe në vende të tjera në rajon kanë bërë, duke mos pritur në pafundësi, dhe në atë hap zgjodhëm PPP, si një mekanizëm financimi për 2 pjesë të korridorit, që kanë rëndësi strategjike brenda, Milot- Balldrenin dhe Milot- Fier. Të sulmuara egërsisht nga kundërshtarët e çdo pune dhe çdo përpjekje që ne jemi përpjekur të bëjmë.

Më pas në kushtet e një situate të re të krijuar kur u angazhuam në paktin për Universitetin, ne zhvendosëm gjithë volumin e Thumanë- Kashar, tek transformimi i të gjitha kushteve të jetesës dhe të mësimit të studentëve. Faktikisht, edhe pse dal jashtë teme, me Bashkinë e Tiranë po punojmë dhe do fillojmë garën për Kampusin e ri Universitar, Akademinë e Sigurisë dhe Akademinë e Arteve."- tha Rama.

Krahas tij, Balluku dhe Rama deklaruan se qytetarët do të kenë edhe një tjetër aks, pa pagesë që do të mirëmbahet gjithashtu nga e njëta kompani.

Balluku thotë se kjo rrugë do të përshkruhet për 75 minuta dhe do të lehtësojë qarkullimin e brendshëm, si dhe bashkëpunimin rajonal dhe europian të transportit.

"115 kilometrat e tij do të përshkruhen për jo më shumë se 75 minuta. ky segment do të jetë me pagesë, ndërkohë që do të shkurtojë shumë kohë për qytetarët. Gjithsesi do të ketë edhe një rrugë alternative, ku qytetarët mund të kalojnë pa pagesë. Në total do të kushtojë rreth 1.2 miliardë euro. Dokumentacioni i plotë do të jetë gati sot në mesditë maskimumi, në faqen zyrtare të APP-së. Sipas projektit shpejtësia minimale për lëvizjen në këtë aks rrugor do të jetë 90km/h, ndërsa ajo maksimale do të jetë 130 km/h. Segmenti Milot-Fier, është pjesë e Korridorit Adriatiko-Jonian. Kjo do të jetë një rrugë me standardet më të larta,"- tha Balluku ndër të tjera.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore