Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

OFL zbarkon në Krujë dhe Fier/ Kush janë 4 "të fortët" që duhet të deklarojnë pasurinë (Emrat)

OFL u ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: Hasan Albrahimi, Muharrem Kulla, Agim Hëna, Abaz Berhami

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t?u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t?i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i OFL

-H. A., banues në Fushë Krujë, i dënuar për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim";

-M. K., banues në Krujë, nën hetim për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike";

-A. H., banues në Fier, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale "Vrasja me paramendim" dhe "Armëmbajtja pa leje";

-A. B., banues në Krujë, i dënuar për veprën penale "Vrasja me paramendim".

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore