Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Në 'darën' e Angela Merkel, kryesimi gjerman i BE: Si do të jetë fati i  negociatave me Shqipërinë

Nga sot BE ka ndryshuar Presidencën, kohë që duket se do të shënojë një 6 mujor jo thjesht procedurë, siç ndodh shpesh por një shenjë e madhe që ka markën "Made in Germany", një vulë e tipit të "thatë".

E kjo presidencë ka hyrë në fuqi në mënyrën më "gjermane" të mundshme, madje më "gjermane" sesa e kemi parë prej shumë vjetësh.

Bëhet fjalë pikërisht për rastin e Kosovës, në një formë gati "të dhunshme" ndal në mes një nismë e marrë nga Shtëpia e Bardhë, duke mos lejuar kështu që të bëhet asnjë hap më tutje pa "izmën" e vullnetin e Berlinit zyrtar.

Një zhvillim politik aq flagrant prej një Fuqie të Madhe që nuk kishte ndodhur prej vitesh; Gjermania nuk ka lejuar që të nisë 6 mujori i saj në krye të BE-së me një proces dialogu Serbi-Kosovë që e udhëheq SHBA-ja.

Me tërë forcën e shprehur të një fuqie ekonomike, politike por edhe ushtarake në rritje, Gjermania ka bërë të ditur se në 6 muajt e Presidencës së saj, do të angazhohet për të rimëkëmbur Europën, ku për Ballkanin e Shqipërinë ka prioritete konçize.

"Ne mbështesim një perspektivë të besueshme të pranimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Ne jemi duke vepruar në mënyrë aktive në ecjen e vazhdueshme të negociatave me Serbinë dhe Malin e Zi përgatitjen për të filluar negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke hartuar kornizën e bisedimeve për këto dy vende, sipas metodologjisë së zgjerimit.  Gjermania mbështet Përfaqësuesin e Lartë, i cili është i angazhuar për të formuar në mënyrë aktive marrëdhëniet BE-Rusi, bazuar në pesë parimet e BE-së. Kjo politikë e ekuilibruar evropiane drejt Lindjes përfshin

fillimi i zbatimit efektiv të rezultateve të Samitit të Partneritetit Lindor dhe sigurimit të zbatimit të mëtejshëm të strategjisë për Azinë Qendrore. Ne kemi një përgjegjësi të veçantë për vendet e Ballkani Perëndimor, si dhe për lagjen tonë jugore dhe lindore dhe kontinentin tonë fqinj Afrikën.

Vetëm nëse BE demonstron në mënyrë efektive dhe të rrisë aftësinë e tij për të vepruar sipas vlerave të saj, si për të tejkaluar pandeminë COVID-19 në mënyrë gjithëpërfshirëse, por edhe për të forcuar sistemet elastike të parandalimit të krizave.

Ndërkaq, në një editorial të saj, për presidencën gjermane, kancelarja Angela Merkel thekson se "duhet të veprojmë së bashku për rimëkëmbjen e Evropës".

Merkel thekson se "Për të rritur rekuperimin ekonomik dhe shoqëror të të gjitha vendeve anëtare të BE-së, ne do të punojmë gjatë Presidencës gjermane në një plan të përbashkët rimëkëmbjeje dhe kornizë financiare për vitet në vazhdim.

Së bashku, ne duam të dalim të forcuar nga kjo krizë. Kjo do të thotë të përqendrohemi fort në të ardhmen. Zbutja e ndryshimit të klimës, sovraniteti dixhital dhe përgjegjësia e Evropës në botë janë pra fokuset kryesore të Presidencës sonë".

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore