Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Koronavirusi/ Mjekët e familjes në alarm: Pacientët nuk respektojnë masat, duhen roje private në ambulanca

Mjekët e familjes në sistemin parësor shëndetësor kërkojnë nga autoritetet të marrin masa pasi në ambientet e qendrave shëndetësore, sidomos në periferi dhe në zonat rurale vërehet një mosndërgjegjësim i pacientëve për tu pajisur me maska. Në një nga qendrat shëndetësore në zonën e Kamzës, mjeku Mhill Gecaj thotë për gazetën "Shqip", se çdo ditë regjistrohen konflikte mes mjekëve dhe pacientëve që nuk janë të pajisur me maska. "Ndryshe ndodh në ambientet private, në supermarkete, banka, askush nuk hyn pa maskë, në qendrat shëndetësore ndodh shpesh të na paraqiten pacientë që mund të jenë dhe me simptomat e Covid 19. Jo më larg se sot unë referova një rast me insuficencë respiratore dhe klinikisht i dyshuar me covid 19. Unë jam i prerë për të mos toleruar askënd pa maskë, por kjo situatë është e përditshme", thotë mjeku i familjes Mëhill Gecaj. Sipas tij, nëse ndodh që virusi të prekë këtë hallkë të zinxhirit shëndetësor, situata do të jetë edhe më e rëndë. Gecaj thotë se mjeku i familjes është porta e parë pritëse. Sipas tij, mjeku i familjes është potencialisht më i rriskuar. Sot ka më shumë pacientë që i drejtohen poliklinikës për ndihmën e parë, ndonëse rregullorja e kërkon që ai duhet të telefonojë numrin jeshil të Urgjencës Kombëtare. "E para ne kërkojmë të kryhen testet seriologjike për të gjithë mjekët e parësorit. Të pajisemi çdo ditë me maska e mjete mbrojtëse si doreza e dezinfektantë pasi kemi përfunduar duke blerë me fondet tona. Dhe e fundit më e rëndësishmja, kërkohet patjetër prezenca e rojeve të sigurisë që çdo pacient të mos lejohet të hyjë nëse nuk ka maskën", përfundon mjeku Mëhill Gecaj.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore