
Hiqeshin si pushues në Mykonos, policia greke zbulon fermën me drogë të shqiptarëve
Një bandë shqiptare e trafikimit të drogës është goditur nga policia greke. Sipas mediave fqinje, shqiptarët kishin kthyer një fermë në një magazinë ku kultivonin e përpunonin lëndën narkotike.
Drogën ata e kishin fshehur në disa kova të cilat më pas ishin groposur në tokë. Por falë një aksioni të zhvilluar nga policia e Mykonos dhe ajo e Selanikut, shqiptarët arritën të viheshin në pranga.
Nga aksioni u sekuestruan rreth 7.5 kg kanabis, 20.gr kokainë, 2 pistoleta tip "Zastava" 7.62 mm, 3 peshore, 3 telefona dhe 3.935 euro cash. Informacioni në lidhje me fshehjen e drogës, kishte ardhur kohë më parë në zyrat e Autoritetit Portual të Mykonos. Përfundimisht, pas kontrollit dhe grumbullimit të informacionit, u zbulua dhe se shqiptarët, numri i të cilëve nuk bëhet i ditur, kishin ardhur ilegalisht në vend dhe ishin përfshirë në tregtinë e drogës, kryesisht kanabis.
Shqiptarët u vunë nën mbikëqyrje dhe u zbulua se ata kishin marrë me qira një shtëpi në zonën e Ftelia, afër plazhit.



Vaksina kundër Covid-19 mund të mos funksionojë
Historia e plotë >





Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Katër qarqet që mund të përcaktojnë mazhorancën e 25 prillit
Historia e plotë >
Fotot/ Lista e patronazhistëve të PD, me numra telefoni dhe të gjitha të...
Historia e plotë >
EMA: Janë shfaqur raste të mpiksjes së gjakut pas marrjes së kësaj vaksine

Grafiku/ Shqipëria lë pas Kroacinë e Turqinë për vaksinimin, Rama: Po dalim nga tuneli i pandemisë

Pasaporta e vaksinimit të BE-së! Covid-19, a do të lëvizin shqiptarët gjatë kësaj vere?
Zgjedhje 2021




Takimi me gratë, Basha: Barazi në punësim, pagë të njëjtë për punë të njëjtë
Historia e plotë >