
Greqia nuk hap kufirin me Shqipërinë, ja tre kategoritë që lejohen të kalojnë
Greqia nuk e ka liberalizuar plotësisht lëvizjen nga Shqipëria. Traun e doganës e kalojnë vetëm disa kategori të caktuara dhe me rregulla strikte.
Ka pasur lajme se mund të hapej kufiri pa kushte por sot me 1 korrik Kapshtica vazhdon të jetë në të njëjtën situatë. Nuk mund të lëvizë asnjë qytetar shqiptar për arsye turistike apo për vizita familjare, mund të lëvizin vetëm rezidentët që janë me letra atje, shtetasit që kanë një kontratë pune në shtetin grek, personat për arsye shendetësore apo studimore me rekomandimet përkatëse.
Ka diskutime se kufiri mund të hapet gjithë qytetarët pas datës 15 korrik por mbetet për tu parë në vijim se çfarë do të vendosin autoritetet greke.
Zv.ministri mbylli kufirin
U përfol se kufijtë tokësorë me Shqipërinë do të hapen nga Greqia, përkundër vendimi të BE por nuk ndodhi.
Ishte zv.ministri grek i Mbrojtjes Civile Nikos Hardalias, i cili dha urdhërin që të mos hapeshin kufijtë me Shqipërinë për shkak të rasteve të shtuara me COVID-19.
Nga guvernatori i Epirit, rajoni i cili kufizohet me Shqipërinë, pati një plan për hapjen e kufijve tokësorë, saktësisht me Kakavijen, Mertzianin dhe Mavromatioun, në portin e Janinë dhe të Igumenicës, duke vendosur për udhëtarët nga Shqipëria kabinete speciale kontrolli.
Ky propozim u hodh poshtë dhe tashmë kufiri greko- shqiptar, mbetet i mbyllur nga Shqipëria për në Greqi, ndërkohë në kahun e kundërt, lejohen udhëtarët nga Greqia për në Shqipëri.



Vaksina kundër Covid-19 mund të mos funksionojë
Historia e plotë >





Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Katër qarqet që mund të përcaktojnë mazhorancën e 25 prillit
Historia e plotë >
Fotot/ Lista e patronazhistëve të PD, me numra telefoni dhe të gjitha të...
Historia e plotë >
EMA: Janë shfaqur raste të mpiksjes së gjakut pas marrjes së kësaj vaksine

Grafiku/ Shqipëria lë pas Kroacinë e Turqinë për vaksinimin, Rama: Po dalim nga tuneli i pandemisë

Pasaporta e vaksinimit të BE-së! Covid-19, a do të lëvizin shqiptarët gjatë kësaj vere?
Zgjedhje 2021




Takimi me gratë, Basha: Barazi në punësim, pagë të njëjtë për punë të njëjtë
Historia e plotë >