
Gjermania merr presidencën e BE, ambasadori: Do jemi në krah të Shqipërisë me fjalë e vepra (VIDEO)
Sot Gjermania merr përsipër kryesinë e Këshillit të Bashkimit Evropian. Akti simbolik i kalimit këtu në Tiranë u realizua mëngjesin e ditës së sotme në Europe House.
Ambasadori Zingraf falënderoi kolegun e tij kroat, Ambasadorin Zlatko Kramari? për presidencën e suksesshme në kushtet e vështira të Coronës.
Peter Zingraf përmes një video paraqiti përparësitë e Kryesisë gjermane të Këshillit të BE-së dhe foli mbi perspektivën evropiane të Shqipërisë.
Në video teksa foli për sfidat që e presin Shqipërinë për intergimin në BE, ambasadori tha se gjatë presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian, Gjermania do të jetë krah Shqipërisë me fjalë dhe vepra.
"Një BE e fortë është në interes të Shqipërisë dhe Ballkanit. BE dhe shtetet anëtare e kanë mbështetur Shqipërinë dhe rajonin në përballimin e krizës.Nuk do jemi vetëm presidencë e koronës. Na presin edhe shumë detyra. Do mbështesim prespektiven europiane të Shqipërisë. Kushtet e vendosura nga Bundestagu janë cilësuar si udhërrëfyes për kalendarin e reformave. Uroj në përmbyshjen e këtyre reformave. Kushtet duhen plotësuar para konferencës së parë të anëtarësimit", tha ai.
Më poshtë do të shikoni fjalën e plotë të ambasadorit gjerman Peter Zingraf.
https://www.facebook.com/AmbasadaGjermaneTirana/videos/944987315926831/



Vaksina kundër Covid-19 mund të mos funksionojë
Historia e plotë >





Një realitet i ri në një rend global të vjetër
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

PROFIL / Bujar Nishani, nga ish-ushtarak në student në Kaliforni, shkall...
Historia e plotë >
DETAJE nga tragjedia në Fushë-Arrëz/ Si vdiqën njëra pas tjetrës 3 pjesë...
Historia e plotë >
Zbulohet qarku më i varfër në vend, të ardhurat për frymë sa 63% e mesatares kombëtare

Rikthehen oraret e zgjatura të punës për të gjithë sektorët pas pandemisë, ndër më të lartat në Europë

Shqipëria po plaket shpejt, mosha mediane e grave arrin 39.1 vjeç, e burrave 37.3
Aktualitet

‘Sali Berisha në atë kohë i donte në burg’, Spartak Ngjela i tregon me EMRA
Historia e plotë >


