Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Frika ndaj Covid/ Posta Shqiptare apelon pensionistët: Aplikoni për pensionin në shtëpi, ja skema

Posta Shqiptare i ka bërë apel pensionistëve të aplikojnë nga shtëpitë për pensionin e tyre për të shmangur radhët e gjata në sportele.

Gjatë periudhës së pandemisë pensionet janë shpërndarë nëpër adresat e pensionistëve si një mënyrë parandaluar përhapjen e koronavirusit.

"Ne kemi dedikuar një pjesë të personelit tonë edhe për të mbajtur radhë dhe për të futur njerëzit. Gjatë kohës së gjendjes së emergjencës, ne si Postë Shqiptare i ofruam pensionistëve dhe shpërndarje të pensioneve në banesë.

Në këtë mënyrë kemi shpërndarë thuajse në të gjithë Shqipërinë. Në vijim të saj, u bëj thirrje pensionistëve që është më komode dhe e mirë për ata të aplikojnë dhe të marrin pensionet pranë banesave të tyre," tha Vangjush Andoni, drejtuesi i Postës për Degën e Shpërndarjes.

Drejtori i Departamentit të Zhvillimit dhe Standarteve pranë Postës Shqiptare,  në një prononcim për mediat, pasi bëri thirje publike ndaj të gjithë qytetarve që paraqiten në zyra postare, për të ruajtur distancën fizike dhe respektimin e masave, theksoi se alternativa e duhur me qëllim parandalimin e virusit është shërbimi "Shpërndarja e pensionit në adresë".

"Gjatë periudhës së pandemisë, Posta Shqiptare ofroi shpërndarjen e pensioneve në banesë për të gjithë pensionistët e Shqipërisë, me qëllim parandalimin e përhapjes së këtij virusi tek grup mosha më e rrezikuar, pensionistët. Ka qenë një sipërmarrje shumë e vështirë, të cilën Posta Shqiptare e kaloi me sukses" u shpreh Andoni.

Pensionisti ose një anëtar i familjes së tij mund të paraqitet në zyrë postare, të plotësojë një formular aplikimi për përfitimin e këtij shërbimi dhe pensioni do të shpërndahet sipas grafikut të përcaktuar nga Insituti i Sigurimeve Shoqërore.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore