
Franca ndalon reklamën holandeze të biçikletave, ja arsyeja (Video)
Një reklamë televizive për një biçikletë të prodhuar në Holandë është ndaluar nga organizmi mbikëqyrës i marketingut në Francë me pretendimin se krijon një "klime frike" për makinat. Megjithëse ajo transmetohet në televizione holandeze e ato gjermane, rregullatori francez ARPP ka ndërhyrë duke thënë se reklama për biçikletën VanMoof diskrediton në mënyrë të padrejtë industrinë e automobilave.
Në të shfaqet një makinë e zezë me shkëlqim, mbi të cilën pasqyrohen imazhe oxhaqesh, dritat që pulsojnë të automjeteve të urgjencës dhe bllokimet e trafikut. Automjeti shkrihet për tu shndërruar në biçikletën e fundit elektronike të kompanisë holandeze, e shoqëruar me mesazhin: "Koha për të ngarë të ardhmen".
"Disa imazhe në reflektimin e makinës janë, për mendimin tonë, të pabalancuara dhe diskreditojnë të gjithë sektorin e makinave," thotë ARPP në një letër dërguar VanMoof.
"Pamjet e fabrikave, oxhaqeve dhe një aksidenti krijojnë një klimë frike. Kështu që ata do të duhet të përshtaten", theksohet më tej në letër. Kodi francez i marketingut e ndalon shfrytëzimin e frikës dhe vuajtjes nëpër reklama.
https://youtu.be/kMpqVfnuyII



Vaksina kundër Covid-19 mund të mos funksionojë
Historia e plotë >





Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Fotot/ Lista e patronazhistëve të PD, me numra telefoni dhe të gjitha të...
Historia e plotë >
VIDEO/ Plagosja në degën e PD Kavajë, Ndriçim Jonuzi priti Bashën në lok...
Historia e plotë >
EMA: Janë shfaqur raste të mpiksjes së gjakut pas vaksinimit me këtë vaksinë

Grafiku/ Shqipëria lë pas Kroacinë e Turqinë për vaksinimin, Rama: Po dalim nga tuneli i pandemisë

Pasaporta e vaksinimit të BE-së! Covid-19, a do të lëvizin shqiptarët gjatë kësaj vere?
Zgjedhje 2021




Takimi me gratë, Basha: Barazi në punësim, pagë të njëjtë për punë të njëjtë
Historia e plotë >