
Ezkekutimi i Billës, flet i arrestuari i katërt: Ku ndodhesha në momentin e vrasjes
Gjekson Pusi, i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Hekuran Billës, ka mohuar të ketë lidhje në këtë ngjarje. Hetuesit thonë se ai ka qenë shoferi i mjetit "Mercedez" i përdorur në këtë atentat.
I marrë në pyetje nga hetues të Krimeve të Rënda në Policinë e Tiranës, 33-vjeçari ka pohuar se mbrëmjen e 30 qershorit kur ndodhi krimi, ka qenë në banesën e tij në Shkodër. Ai përdori si argument faktin se ndodhej me masë sigurie "arrest në shtëpi" dhënë nga gjykata e këtij rrethi për armëmbajtje pa leje.
Por pavarësisht kësaj deklarate, ABC shkruan se ka prova që e implikojnë atë në vrasjen e Billës. Sipas hetuesve, kamerat e sigurisë në zonën e "Komunës së Parisit", e kanë fiksuar atë të ketë qenë në mjetin tip Mercedes Benz, i përdorur nga atentatori, që sipas tyre, është Viktor Marku, vëllai i Prel Markut, vrarë në 2006 në Angli nga Billa.
Po, nga ana tjetër, Pusi nuk ka mohuar njohjen që ka me Viktor Markun, por ka thënë se kishte muaj që nuk e kishte takuar.
Hetimet kanë zbuluar se 33 vjeçari dyshohet të ketë pasur sërish rolin e shoferit, duke e larguar Viktor Markun nga Peza e Vogël, pasi dogjën makinën që përdorën në krim.
Fillimisht, Gjekson Pusi u prangos nga policia e Shkodrës, pasi mbi të rëndojnë edhe dy akuza të tjera. Sipas policisë, në një kohë që ai ndodhej me masën e arrestit në shtëpi, dyshohet të jetë edhe autor i tentativës së vrasjes së Fatjon Harushës, nipit të Luan Harushës, deputet i PS-së në këtë qark. Kjo ngjarje ndodhi mesditën e së hënës, në fshatin Dobraç të Shkodrës.



Vaksina kundër Covid-19 mund të mos funksionojë
Historia e plotë >





Një realitet i ri në një rend global të vjetër
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

PROFIL / Bujar Nishani, nga ish-ushtarak në student në Kaliforni, shkall...
Historia e plotë >
DETAJE nga tragjedia në Fushë-Arrëz/ Si vdiqën njëra pas tjetrës 3 pjesë...
Historia e plotë >
Zbulohet qarku më i varfër në vend, të ardhurat për frymë sa 63% e mesatares kombëtare

Rikthehen oraret e zgjatura të punës për të gjithë sektorët pas pandemisë, ndër më të lartat në Europë

Shqipëria po plaket shpejt, mosha mediane e grave arrin 39.1 vjeç, e burrave 37.3
Aktualitet

‘Sali Berisha në atë kohë i donte në burg’, Spartak Ngjela i tregon me EMRA
Historia e plotë >


