
BE-ja na mbylli kufijtë, Malaj: Kriza do të thellohet, të bllokohen deri në 3 vite...
Bashkimi Europian ka vendosur mbylljen e kufijve me Shqipërinë, e kjo për shkak të situatës së koronavirusit. Mbyllja e kufijve parashikohet që të ketë mjaft pasoja në ekonominë shqiptare dhe sektorit që pritet të goditet më shumë është turizmi.
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se kjo pritet të ketë pasoja që mund të shkaktojë edhe rritje të papunësisë.
"Ky lajm e rrezikon më shumë ekonominë tonë. Kriza mund të thellohet, në turizëm rrezikohet të ketë falimentime. Papunësia dhe varfëria mund të rriten. Përballë kësaj situate kërkohen masa konkrete nga qeveria. E para për hapjen e kufijve, duke ulur përhapjen e pandemisë", shpreh Malaj.
Ish-ministri propozon edhe disa masa që qeveria mund të marrë për të lehtësuar përballimin e kësaj situate.
"Qeveria të nxisë turizmin e brendshëm, duke lehtësuar oraret e punës, jo vetëm në fundjavë. Të bllokohen deri në tre vite kthimi i kredive duke ngrirë përllogaritjen nga bankat tregtare të interesave penalizuese. Qeveria të koordinojë me komunitetet e biznesit, strategjitë, politikat dhe paketat antikrizë. Një apel publik për çdo shqiptarë, duhet të respektojmë protokollet shëndetësore, për të reduktuar sa më shumë vdekjet nga pandemia dhe për të luftuar papunësinë dhe varfërinë më të cilat pandemia na vret", shprehet Malaj.


Risku nga katastrofat, BB: Tërmeti dhe COVID-19 çojnë varfërinë 8 vite pas
Historia e plotë >


Platforma HelpDesk në shërbim të tatimpaguesve për Fiskalizimin
Historia e plotë >



Pse populli nuk e kupton që zgjedhjet e 25 Prill janë shitur në tavolinë?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Rreziqet që i kanosen botës/ Vendet e pasura duhet të shpërndajnë vaksin...
Historia e plotë >
Pakti detar/ Dendias trondit Shqipërinë: 12 miljet në Jon na japin 13 00...
Historia e plotë >
Greqia shtyn vendimin për bllokimin e kufirit me Shqipërinë deri në...

Vranësira dhe rrebeshe/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Kura anti Covid/ Kujdes me antibiotikët! Ekspertët: Po abuzohet. Ul rezistencën
Biznes


Risku nga katastrofat, BB: Tërmeti dhe COVID-19 çojnë varfërinë 8 vite pas
Historia e plotë >

