Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

A duhet t’i kthejë Basha, të akuzuarit për korrupsion në Partinë Demokratike?

Lulzim Basha ka nisur një fazë të re politike të avancimit të ofertës elektorale, kryesisht në aspektin ekonomik, ku ndryshe nga ç?ka ndodhur deri më sot, opozita nuk po flet më thjesht për kontestim, por për propozim.

Në këtë logjikë, ka një logjikë apo debat, që vjen natyrisht nga rryma brenda së djathtës, që po i kërkojnë Bashës që për të arritur fitoren politike, duhet të "bashkojë PD-në", duhet të rikthejë në parti, jo vetëm të larguarit e vitit 2017, por edhe të tjerë emra që kanë përbërë Partinë Demokratike të Sali Berishës.

Dhe këtë logjikë e lidhin me 2005-n e fabulën e KOP-it. Periudhat historike, asnjëherë nuk kanë kushtet e njëjta, madje jemi në kohë dhe mendësi të ndryshme, por edhe ashtu ja vlen të diskutohen.

PD-ja në vitin 2005, fitoi më shumë konsensus në elektoratin "gri" për ofertën që solli sesa nga rikthimi i të larguarve si Imami apo Genc Pollo në atë kohë.

Ato thjeshtë përçanë të majtën, që në fakt efektin më të madh e dha LSI-ja.

Për shembull, vërtetë fitoi një emër tradicional si Genc Ruli në Gjirokastër, por gjithçka erdhi nga fakti që zona zgjedhore përfshiu qytetin e Gjirokastrës, komunat e rrethit, por edhe Lazaratin, ku vota pro PD ishte plebishitare.

Elektoralisht PD ishte aty ku kishte qenë edhe në zgjedhjet lokale të vitit 2000. Përmbysja ndodhi në metropole si Tirana, Durrësi, ku opozita solli emra dhe oferta të reja.

E megjithatë, fitorja e PD në 2005 nuk ishte e mjaftueshme për të marrë qeverinë, pasi ju desh aleancë me element të establishmentit të vjetër. Logjika që sillet sot që rikthimi i ish-ministrave dhe establishmentit të vjetër mund të rrisë konsensusin, realisht nuk vjen me një analizë reale në terren.

Po ta marrësh me radhë, ikja e Jozefina Topallit në Shkodër, nuk se solli një rrjedhje për Partinë Demokratike, edhe pse pati pakënaqësi në struktura, në fund PD mori të njëjtat vota.

Në qarkun Korçë, në vitin 2017, rënia e PD-së, nuk se ndodhi nga mos riciklimi i ish-ministrit të Financave Ridvan Bode, por nga ofensiva që pushteti vendor i PS-së pasi mori bashkinë Bilisht kreu në territori, edhe duke përdorur elementet pro Bode që punuan kundër Partisë Demokratike.

Kështu  mund të analizosh edhe Arben Imamin, apo të gjithë ish-ministrat e qeverisë Berisha. Ata që prej ardhjes së Lulzim Bashës në krye të PD-së, nuk kanë qenë protagonist të një freskie apo beteje opozitare, por vetëm të një mllefi personal që ata nuk janë më si më parë.

Por sot, tendenca anti establishment është përshkuese thuajse në të gjithë elektoratin shqiptar; nga e majta në të djathtë, madje kjo duket edhe në reagimin që vjen edhe nga aksionet nga strukturat e PD-së.

Ky rikthim mund të shkaktojë edhe një kosto politike për PD-në, pasi shumë prej ministrave në kohën e qeverisjes së demokratëve kanë abuzuar me pushtetin, duke u akuzuar për korrupsion dhe favorizime për tenderat e ndryshme, duke shtuar pasuritë e tyre dhe ndërtime pafund vilash.

Thuajse të gjitha strukturat që kanë reminishenca të emrave të vjetër janë të mefshtë, klientelistë, madje edhe negociatorë për raste të vogla siç mund të jenë zhvillimet lokale.

Tetë vjet nga 2013, figurat e vjetra të PD që janë edhe 8 vjet më të vjetra, madje edhe më shumë, përbëjnë vetëm material për arkeologët, e jo politikën.

Aq më shumë që ka një koncept të përgjithshëm që e lidh politikanët e vjetër me "hajdutët" e politikës. E parë edhe në këtë sy, të lashtët nuk se i sjellin gjë opozitës, përkundrazi.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore