Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

115 km rrugë për 1.2 miliard euro, ish-ministri socialist jep alarmin për koncesionin Milot-Fier

Qeveria njoftoi sot hapjen e garës për ndërtimin e autostradës Milot-Fier. Rruga do të ketë një gjatë prej 115 km, do të përshkruhet për 75 minuta dhe kushton plot 1.2 miliard euro.

Kryeministri Edi Rama njoftoi se projekti do jepet me koncesion, ndërkohë që shteti do të garantojë 10% të saj. Pas prezantimit, ka patur reagime nga opozita, por edhe nga ish-ministri socialist, Arben Malaj.

Malaj ngre alarmin se kjo do ta zhysë edhe më tej vendin në borxhe dhe kërkon ndaljen sa më parët të projekteve me PPP.

Malaj akuzon kryeministri për paaftësi në thithjen e fondeve.

"Korridori blu eshte nje projekt i tille dhe duhet te jete prioritare ne negociatat me BE- duke synuar qe nje pjese e investimeve te ishte grant/falas dhe nje pjese kredi mundesisht te buta qe do te vinin nga Banka Evropiane e investimeve (BEI) dhe nje pjese nga Banka Evropiane per Rindertim dhe Zhvillim(EBRD). Rama duhet te qartesoj pse aftesia thithese e qeverise Rama e ketyre financimeve ne kuader te Berlinit rezulton me e dobet se e vendeve te tjera."

Mesazhi i Malajt

"Ky mentalitet qeverises mund ta mbysi vendin me borxhe. Modernizimi i infrastruktures se prapambetur shqiptare vetem me Partneritete Publike Private Preferenciale (4P), eshte model qe do te prodhoj krize te rende te borxhit publik, prandaj duhet ndalur tani dhe jo me vone . 4P te pa studjuara me pergjegjshmeri profesioane e ligjore dhe ky mentalitet qeverises mund ta mbysin vendin me borxhe. Te deshtosh te thithesh fonde nga donatoret dhe te krenohesh se do ndertosh me forcat e veta/ me taksat e shqiptareve infrastrukturen e vendit- eshte jo vetem nje deshtim por edhe nje risk i madh per nivelet e borxhit publik dhe barren e rende te tij. Konferenca e Berlinit qartesoj thelbin e projekteve qe do te mbeshteste, ato duhet te kishin nje impakt ekonomiko-social ne me shume se nje vend. Korridori blu eshte nje projekt i tille dhe duhet te jete prioritare ne negociatat me BE- duke synuar qe nje pjese e investimeve te ishte grant/falas dhe nje pjese kredi mundesisht te buta qe do te vinin nga Banka Evropiane e investimeve (BEI) dhe nje pjese nga Banka Evropiane per Rindertim dhe Zhvillim(EBRD). Rama duhet te qartesoj pse aftesia thithese e qeverise Rama e ketyre financimeve ne kuader te Berlinit rezulton me e dobet se e vendeve te tjera. E dyta po te shikojme ecurine e vendeve te varfera te Evropes, ato e kane ndertuar infrastrkturene tyre me financime te BE-se. Eshte e vertete se jo te gjithe kane qene grante, por nje pjese e konsidrueshme kane qene falas dhe pjesa tjeter kredi e bute. Kohet e fundit donatore te ndryshem kane shpreh shqetesime per projekte te vonuara ku risku i korrupsionit dhe kapjes se shtetit ka qene i larte dhe konkrete. Shqiptaret nuk duhet te paguajne deshtimin e qeverise Rama. FMN ka kerkuar qe te ndalet projektet me PPP se qeveria shqiptare nuk ka kapacitete profesionale per te bere analiza te thelluara per efektet e tyre pozitive apo per te identifikuar risqet potencial mbi stabilitetin e finacave publike. Ndertimi dhe modernizimi i infrastruktures se prapambetur te vednit tone vetem me 4P eshte modeli qe do te prodhoj krize te rende te borxhit publik, prandaj duhet ndalur tani dhe jo me vone."

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore