Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Vizita në Kosovë ‘pelegrinazh’ në mbrojtje të Thaçit? Rama i përgjigjet VV-së me Gjergj Fishtën: Ata që thonë se...

Kryeministri, Edi Rama ka hedhur poshtë zërat se vizita e tij në Prishtinë vjen si ‘pelegrinazh’ në mbrojtje të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Rama tha se nuk ka shkuar në Prishtinë si avokati i Thaçit apo Veselit, madje as që t’u qëndrojë pranë moralisht, por thekson se kanë shkuar atje sepse vendi është në një moment kritik që mund të ketë konsekuenca të rënda për Kosovën, nëse nuk ndahet qartë drejtësia dhe padrejtësia.

Kryeministri theksoi gjithashtu: “Ata që thonë se Hashim Thaçit e Kadri Veselit i erdhi dita, i them mos ma kujto Gjergj Fishtën që kur i thanë si janë shqiptarët, tha ‘siç i do hasmi”’.

Pyetje: Zërat nga Vetëvendosja thonë se vizita juaj në Prishtinë vjen si ‘peligrinazh’ në mbrojtjte të Thaçit?

Rama: Zërat vijnë e shkojnë, historia nuk duhet të jetë subjekt i përpjekjes për ta shkruar apo rishkruar me zëra që vijnë e shkojnë, por që të jem i drejtëpërdrejtë, ne nuk kemi ardhur këtu si grupi i avokatëve të Thaçit, apo Veselit. Nuk kemi ardhur as t’u qëndrojmë pranë moralisht dy njerëzve që janë edhe figura institucionale, por kreu i shtetit, por kemi ardhur këtu sepse besoj shumë fort që këtu jemi në një moment kritik që mund të ketë konsekuenca të rënda për Kosovën, nëse nuk ndajmë qartë drejtësinë dhe padrejtësinë.

Reagimi im në Kuvendin e Shqipërisë dhe ardhja ime këtu nuk nënkupton asnjë lloj përpjekje, as mendim për të vënë në pikëpyetje domosdoshmërinë e ballafaqimit me drejtësinë për çështje që janë subjekt i saj dhe e kanë marrë mbështetjen politike dhe institucionale të Kosovës, përmes Parlamenti sovran dhe krijimit të Gjykatës Speciale.

Për mua ajo komunikatë që lajmëroi botën mbarë se pritet të vijë një aktakuzë që nuk është formalizuar akoma nga gjykata përbën jo vetëm shkelje flagrante të çdo praktike të mirë, por një akt brutal ndaj vetë Kosovës.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore