Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Vdekja e mjekut/ Shefi i hematologjisë: Arjani s'kishte sëmundje të tjera. Ja sa mjekë të tjerë janë të infektuar

Vdekja e mjekut/ Shefi i hematologjisë: Arjani s'kishte sëmundje
Arjan Prushi
Doktor

Mjeku Arjan Pushi humbi jetën ditën e sotme, duke shënuar viktimën e parë në vend nga bluzat e bardha për shkak të koronavirusit. Arben Ivanaj, shef i hematologjisë në QSUT tha në ABC, se Pushi nuk kishte sëmundje të tjera. I përlotur ai u shpreh se janë të shokuar nga ajo që ka ndodhur, ndërsa kishte 15 ditë i shtruar te Infektivi dhe 48 orët e fundit ishte rënduar.

“Ishte një humbje e papritur. Nuk kishte sëmundje të të rëndë përveç hipertension të nivelit të parë. por ky virus ëhstë i pabesë. Ishte një traumë për ne. Ishte traumë për të gjithë kolegët. Por sigurisht një traumë është për familjen e Arjanit. Kishte 15 ditë i shtruar tek Infektivi. Prej një jave ishte rënduar, dhe prej 48 orësh ishte i intubuar. Nuk arriti t’ja dilte”, u shpreh ai. Më tej, mjeku deklaron se Pushi u infektua në punë. “Arjani është pedagog i fakultetit të mjekësisë.

Ka gati një vit që nuk punon me të sëmurët çdo ditë në pavion. Por është infektuar në punë. Vendi i infektimi, ku e mori kjo nuk është më e rëndësishmja. Më e rëndësishmja është përkushtimi i tij në punë. Dosja e tij mjekësore nuk mund të bëhet publike. Arjani ka marrë mjekim më të mirë të mundshëm. Ai vdiq në duart e kolegëve, ata kanë thënë na fal Arjan se s’të shpëtuam dot, por këtë e thonë nga dhimbja. Arjani iku, fatkeqësisht na la”, u shpreh ai. Ivanaj u shpreh më tej dha shifrat e mjekëve të infektuar në pavionin e hematologjisë në QSUT. “Në Shqipëri është humbja e parë në sistemin mjekësor, kanë humbur jetën shumë nga kolegët tanë jashtë.

Pa folur edhe për mjekun e parë në Kinë, që e pagoi me presekutim politik. Aktualisht ne kemi në pavionin ku unë punoj mjekë të infektuar, kemi 2 specializantë, kemi 11 personel të mesëm mjekësor të infektuar për të cilët rishpreh respektin maksimal duke u uruar kthim të shpejtë në punë. Këta njerëz u infektuan në punë, pavarësisht se e dinin rrezikun. Dosja mjekësore e profesorit si pacient ruhet. Kryesori ka vdekur nga koronavirusi. Dosja klinike e një pacienti nuk është publike. Ky virus nuk bën seleksionime”, u shpreh ai.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore