Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Takimi me Metën, Ruçi shkon në këmbë drejt Presidencës

Presidenti Ilir Meta dhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi po zhvillojnë një takim në Presidencë. Kryeparlamentari  Ruçi u paraqit në zyrën e Kreut të Shtetit 6 minuta para orarit të lajmëruar dhe ai duket se ka preferuar që të përshkojë rrugën në këmbë për në presidencë..

Në fokus të takimit të tyre është diskutimi i raportit të fundit të Venecias për emërimet në Kushtetuese. Tre ditë më parë Ilir Meta e ftoi zyrtarisht Ruçin për takim. Kjo përballje vjen një ditë pas takimit që Ruçi pati në zyrën e tij me ambasadoren amerikane Yuri Kim. Diplomatja amerikane ka bërë apel që të plotësohet sa më parë vendet në Gjykatën Kushtetuese, ku rolin kryesor e të zgjedhjes e kanë Presidenti dhe Parlamenti.

Pas përplasjeve mes Kuvendit, Presidenit dhe ish-Kreut të KED, kjo çështje ka mbetur pezull pasi ende nuk ka një listim të emrave, edhe pse prej muajsh Presidenti dhe Parlamenti i kanë nisur emrat e kandidatëve për vakancat.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore