Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Suksesi i parë i SPAK dhe i Arben Krajës kundër trafikut të drogës

Sot është bërë publike aksioni i parë i SPAK me Drejtorinë Antimafia të Italisë DIA, në të gjithë komponentët e kësaj fjale, çka ka vendosur një precedent që është realisht një gur kilometrik në luftën ndaj krimit të organizuar.

Vërtetë është kapur 3 ton lëndë narkotike apo 40 milionë euro asete, por realisht vlera dhe domethënia e këtij aksioni është shumë më e madhe. Që prej vitit 2001 nuk kishte ndodhur një aksion i përmasave të tilla që të zhvillohej krejt i hapur operativisht e të mos dekonspirohej asnjë cak i tij.

Në vitin 2001, një drejtues shumë i lartë i prokurorisë së Përgjithshme të Shqipërisë u arrestua në një operacion të përbashkët të Antimafia-s Italiane, pra Prokurorisë, jo DIA-s, dhe Policisë Shqiptare, ku pati shumë rrjedhje, por gjithsesi ai operacion cilësohet si më të rëndësishmit.

Operacioni i sotëm, është një provë e kaluar për SPAK, pra Prokurorisë Speciale kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, duke pasur parasysh se për herë të parë e gjithë plani i operacionit i ka ardhur Arben Krajës, e i cili e ka zbatuar pikë për pikë, duke ndarë rolet operacionale në Policinë e Shtetit, duke marrë përsipër një barrë të rëndë tek dekonspirimi dhe ja ka dalë.

Këtu mund të themi që edhe Policia e Shtetit apo ministria e Brendshme ka treguar luajalitet me draftin e sjellë nga DIA për SPAK.

Por realisht mund të themi se kjo është një provë e kaluar për SPAK edhe Arben Krajën. Një sprovë që ka sjellë 37 të arrestuar, pasuri të konfiskuar, e që nuk kanë shumë rëndësi.

Është një sprovë që DIA, ky institucion që ka në historinë e saj emblemë të rëndësishme si Di Gernaro, në luftën ndaj mafia-s, ka gjetur te SPAK për herë të parë një  institucion homolog, e kjo nuk është pak.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore