Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Shpërthimi i rasteve me Covid, Ministria bën thirrjen e fortë

Ministria e Shëndetësisë vijon të apelojë për respektimin e masave me qëllim frenimin e Covid-19. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Ministria thekson se çdo rast i identifikuar pozitiv, duhet të vetizolohet.

“E vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit është duke ruajtur distancën fizike mbi 1 metër nga njëri- tjetri, duke u kujdesur për higjienën respiratore dhe duke larë duart vazhdimisht.

Mbani maskat kudo ku mbajtja e distancës fizike nuk është e mundur, bizneset dhe institucionet të respektojnë protokollet e përcaktuara. Çdo rast i identifikuar pozitiv, duhet të vetëizolohet”, njofton Ministria.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore