Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Shifrat të frikshme/ Më shumë amerikanë kanë vdekur nga koronavirusi, sesa nga katër luftra bashkë

Shtetet e Bashkuara kanë krenaruar prej kohësh veten si feneri i ndritshëm i botës. Por statusi aktual i tyre është shumë i errët, thotë CNN, duke iu referuar rasteve dhe jetëve të humbura prej koronavirusit.

Më shumë se 125,000 persona kanë vdekur nga Covid-19 në SHBA, dhe mbi 2.5 milion amerikanë janë infektuar. Jeta e amerikanëve është tjetërsuar krejtësisht nga pandemia më e keqe e një shekulli.

Dhe ndërsa vendi po lufton të rihapet, rastet e Covid-19 janë rritur përsëri - këtë herë tek të rinjtë si dhe në shtetet që më parë kishin arritur ta shmagnin peshën e sëmundjes. CNN bën dhe një llogari të thjeshtë: sipas tij, nga koronavirusit kanë vdekur më shumë amerikanë sesa nga katër luftra bashkë.

Më shumë se 58,000 amerikanë vdiqën në Vietnam. Shkalla e vdekjes së koronavirusit amerikan është 2.2 herë më e lartë. Pothuajse 37,000 amerikanë vdiqën në Kore. 4.430 ndërruan jetë në Irak. 2,445 janë amerikanët e vdekur në .Më shumë amerikanë kanë vdekur gjithashtu nga koronavirusi në më pak se pesë muaj sesa në të gjithë Luftën e Parë Botërore, një konflikt që i mori jetën  116.500 ushtarëve.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore