Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Ristani kundër Bashës, kërkon rikthimin e “tradhëtarëve” të PD-së

Ish-sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, beson se PD duhet të shohë nga e kaluara për të menduar për fitoren.

Në një intervistë në TvT, ai tha se hapja  e partisë dhe aktivizimi i të gjitha potencialeve, rikthimi i figurave të hershme të PD-së si Jozefina Topalli, Astrit Patozi e Bamir Topi veçse mirë do t’i bënin partisë.

“Përvoja ka treguar se hapja dhe aktivizimi i të gjithë potencialeve që ka PD, konsiderimi dhe vlerësimi i të gjitha eksperiencave nuk duhet të shkojë dëm. Ne duhet ta përdorim të gjithë potencialin që kemi, përvojën dhe investimin intelektual që ka krijuar. Besoj që të gjithë po të jemi së bashku edhe njëherë, vetëm mirë i bëjmë PD-së”, tha ai.

Astrit Patozi dhe Jozefina Topalli kanë nxjerrë vrerë ndaj Lulzim Bashës dhe mënyrës sesi ai po udhëheq të djathtët. Ata e kanë sulmuar Partinë Demokratike dhe lidershipin e saj më keq se sa vetë socialistët.

Me sa duket, ky qëndrim i Ristanit vjen sepse mund ta ketë prerë faturën për zgjedhjet e ardhshme si kandidat për deputet dhe tani po kërkon të mbështetet tek partia e Astrit Patozit.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore