Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Rama bën paqe me Haradinajn, tërheq padinë për shpifje: Ramushi, figurë historike!

Kryeministri Edi Rama ka tërhequr padinë për shpifje ndaj Ramush Haradinajt. Kreu i qeverisë e dha lajmin gjatë konferencës përmbyllëse pas vizitës zyrtare në Kosovë.

Kujtojmë se Ramush Haradinaj refuzoi të takohej me kryeministrin. Ai deklaroi mbrëmë një një prej mediave se nuk ka logjikë që paditësi të takohet me të paditur.

Por tashmë përplasja është sheshuar, edhe pse vizita e Ramës u mbyll pa një takim me ish-kryeministrin e Kosovës.

 "Ramushit i kam kërkuar takim si gjithë të tjerëve, dhe si paditës që shkon tek i padituri, besoj që nuk ishte ai që ulej duke më hapur derën, për më tepër duhet të diskutoja me të për këtë çështje që është shumë më e madhe se emrat e përvetshëm. E kam njoftuar se nuk do të bëja konferenca pas çdo dere, por në fund do tërhiqja padinë. Nuk e di çfarë roli ka tërheqja e padisë në rolin mes nesh. Për më tepër me padi e pa padi, me shpifje e pa shpifje, Haradinaj për mua është një figurë historike dhe nuk mund të lëvizë prej andej. Në fund dua të them që padia do të tërhiqet dhe zyrtarisht."

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore