Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Pse nuk i mblodhe liderët e Kosovës? Rama: Nuk jam tutor! Jemi vëllezër, por kemi dy shtëpi

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Prishtina se qeveria shqiptare ka tagër për të ndërhyrë në punët e brendshmë të Kosovës. I pyetur nga gazetarës së pse nuk i mblodhi në tryezë liderët kosovare, Rama tha se kjo nuk është detyra e tij.

“Nuk erdha këtu për të bashkuar të gjithë partitë politike apo udhëheqësit e tyre në një tryezë, sepse së pari kjo nuk është detyra ime dhe e dyta ky do ishte një kapërcim u kuadrit që duhet të veprojë një kryeministër i Shqipërisë për Kosovën. Shqipëria e ka detyrim të mbështesë Kosovën pa kushte dhe cilido që është në rolin e kryeminsitrit në Shqipëri duhet të jetë mishërim i këtij detyrimi. Por nuk do të marrim përsipër detyrën e kujdestarit apo tutorit, mentorit që nga lart i tregon udhëheqësisë në Kosovë se çfarë të bëjë. Nuk erdha këtu për të bashkuar forcat politike”, tha Rama.

Kryeministri tha se shqiptarët e dy anëve janë vëllezër, por kanë dy shtëpi dhe dy shtete.

“Jemi vëllezër, por kemi dy shtete, kemi dy shtëpi. Ky është problem, por edhe privilegj i krijuar nga lufta e UÇK. Se mund të mos kishim Kosovën e pavarur dhe demokratike.”, tha Rama.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore