Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Pse e mohoi dje ministria e Shëndetësisë vdekjen e mjekut, Arjan Pushi?!

Mjeku Arjan Pushi është viktima e parë e koronavirusit në radhët e bluzave të bardha në Shqipëri. Por gjatë 24 orëve të fundit kanë qarkulluar informacione kontradiktore dhe ka patur përplasje mes të dhënave të publikuara nga media, nga ministria e Shëndetësisë dhe nga vetë kolegët e të ndjerit.

Lajmi për vdekjen e doktor Pushit u njoftua një ditë më parë fillimisht nga kolegu i tij, mjeku Bernard Progni. Duke cituar mjekun, por edhe burime nga ministria, informacioni u publikua gjërësisht nga portalet pasditen e djeshme, por u mohua nga Ministria e Shëndetësisë.

“U dorëzua një mjeshtër i punës që ndër vite dha një kontribut madho në shërbimin e hematologjisë në vendin tonë dhe mbarë trevat tona ku ka shqiptarë. Dhe edukoi profesionalisht breza mjekësh ndër vite në vendin tonë! Shpirti i tij u prehtë në paqe! Dhe ngushëllime familjarëve!”, shkruante në rrjetet sociale Bernard Progni.

Pak minuta nga publikimi i lajmit, ministria e Shëndetësise nisi një informacion të shkurtër për mediat ku mohonte vdekjen e mjekut.

“Një sqarim lidhur nga pyetjet e shumta. Referuar sherbimit infektiv, lajmi i përhapur në disa media për mjekun është i pavërtetë”, sqaronte ministria.

Në mbrëmje, lajmi u hodh poshtë edhe nga ministrja Ogerta Manastirliu. E ftuar në emisionin OPEN në Top Channel mbrëmjen e së hënës, ministrja fajësoi mediat, duke i akuzuar për “Fake neës”, edhe pse këto të fundit i ishin referuar informacionit të shpërndarë nga kolegu i të ndjerit.

“Është një informacion i rremë. Na ka ardhur shumë keq. Kemi apeluar për mediat për tu referuar burimeve zyrtare. Të kujdesen që informacionet të dalin nga burimet zyrtare për personat konkret. Është ministria e Shëndetësisë që jep informacione. Ne kemi ruajtur transparencën me përgjegjësi.” tha Manastirliu një natë më parë në emisionin “Open” në Top Channel.

Por pa ka kaluar 24 orë, mesditën e së martës, ishte vetë ministria e Shëndetësisë që njoftoi zyrtarisht ndarjen nga jeta të mjekut që ishte infektuar me koronavirus.

“Referuar shërbimit infektiv, ai ndërroi jetë pak momente më parë në spitalin Infektiv, i prekur nga COVID-19, pavarësisht përpjekjes maksimale të stafit mjekësor”, thuhet në reagimin e MSH-së rreth orës 14 e 30 të së martës.

Në gjithë këtë "tymnajë" të krijuar, ministria e Shëndetësisë duhej të jepte një informacion më të zgjeruar për humbjen e jetës së mjekut të njohur.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore