Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Prostitucion, drogë, vjedhje/ OFL u kërkon llogari për pasurinë 4 të dënuarve (Emrat)

Operacioni “Forca e Ligjit” iu ka kërkuar burimet e pasurive 4 të dënuarve nga Tiranë, Tropojë, Kukës dhe Korçë.

Raportohet se OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: Vito Biba, Abedin Palnikaj, Baftjar Gjana, Genti Tahiri.

Njoftimi i OFL

-V. B., banues në Tiranë, i dënuar për verpën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim";

-A. P., banues në Curraj, Tropojë, i dënuar për veprat penale “Vjedhja me pasojë vdekjen, kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”;

-B. Gj., banues në Resk, Kukës, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”;

-G. T., banues në Korçë, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore