Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Problemet e mesazhit politik të vizitës së Edi Ramës në Kosovë

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka mbyllur vizitën dyditore në Kosovë, në një konferencë shtypi që nuk ia arriti të ndalë polemikat si në Tiranë edhe në Prishtinë.

E në fakt, kësaj klime nuk ka ndihur as Edi Rama, megjithëse ka dhënë një lajm të rëndësishëm, ku ai ka tërhequr padinë ndaj ish-kryeministrit Ramush Haradinaj në gjykatën civile për shpifje.

Haradinaj nuk e takoi Ramën, por të gjithë të tjerët, të rrafshit politik e pritën.

Edi Rama në konferencën për shtyp nuk është se ka dhënë një rezonancë të politikës kosovare.

Kryeministri shqiptar përgjithësisht dha një këndvështrim të tij, i cili përputhej me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, mendim i cili thuajse ka shoqëruar gjithë konferencën për shtyp.

E në këtë logjikë, qëndrimi i Edi Ramës ka hasur mjaft kundërshtime nga qarqe politike të kundërta me Thaçin, siç është Vetëvendosja e Albin Kurtit, gjë që u pa edhe në konferencën për shtyp.

Megjithatë duhet thënë se qëndrimi i Ramës, është i veshur edhe më atë që Tirana zyrtare duhet të mbajë në këtë rast kur Presidenti i Kosovës është i akuzuar për krime lufte.

Në këtë logjikë është i kuptueshëm mbështetja që kreu i qeverisë së Shqipërisë i jep kreut të shtetit të Kosovës, edhe pse në këtë rast do të ishte më mirë që ky qëndrim të afrohej edhe me Presidentin e Republikës së Shqipërisë.

Por në fakt të gjithë e dinë se marrëdhëniet e faktorëve politikë shqiptare nuk është se janë të bashkuar, ata janë të ndarë sipas logjikës politike apo dhe interesave.

Rama është me Thaçin, Meta e Berisha me Ramushin, e i vetmi që nuk ka mbajtur anë është Lulzim Basha. Por këto qëndrime vetëm pjellin polemika e jo zhvillime.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore