Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Paralajmërimi i fortë: Virusi është ende i rrezikshëm, mund të kthehemi në fazën 1

Koronavirusin nuk po e ndalin as temperaturat e larta. Bota gjendet në një situatë të vështirë, teksa lufta bëhet për të gjetur vaksinën.

Mirëpo, disa teori kanë nisur të qarkullojnë. Mos vallë tani Covid nuk është shumë infektues? Jo të gjithë pajtohen. Shtatë mjekë kanë nënshkruar një dokument, që në njëfarë mënyre i përgjigjet manifestit të lëshuar më 20 qershor nga dhjetë kolegë të tyre italianë, sipas të cilëve emergjenca shëndetësore e krijuar nga koronavirusi nuk ekziston më.

"Të pohosh që rreziku i epidemisë ka pushuar së ekzistuari nuk ka asnjë bazë shkencore", thuhet në dokumentin e shtatë mjekëve: Marcello Tavio (Ancona Ospedali Riuniti, President i Shoqatës Italiane të Sëmundjeve Infektive dhe Tropikale), Massimo Andreoni (Romë), Giovanni Perri (Torino), Massimo Galli (Milano), Claudio Maria Mastroianni (Romë ‘La Sapienza’) dhe Carlo Federico Perno (Milano, mikrobiologji).

Sipas tyre, pohimi i nënshkruar nga dhjetë mjekët, "mund të shkaktojë dezinformim dhe të bëjë një pjesë të popullatës për të mos respektojë masat e kufizimit, të cilat duhet akoma të respektohen".

Sipas studimit të shtatë mjekëve: "Covid që qarkullon aktualisht është aktiv dhe ngjitës dhe është i aftë të shkaktojë dëme jashtëzakonisht serioze të ngjashme me ato që bëri në fillim të epidemisë”.

Rreth një javë më parë, ishin Alberto Zangrillo, Matteo Bassetti, Arnaldo Caruso, Massimo Clementi, Luciano Gattinoni, Donato Greco, Luca Lorini Giorgio Palù, Giuseppe Remuzzi dhe Roberto Rigoldi që pohuan se virusi "ka një ngarkesë virale më të ulët dhe është më pak infektues".

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore