Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Operacioni i Eurojust, si u përfshi Shqipëria në strukturën e hetimit dhe gjykimit ndërkombëtar (dokumenti)

Nga viti 2013 dhe deri në 2018 Shqipërisë iu la si qëllim të përmbushte disa detyra për të pasur mundësinë më pas të firmosjes së marrëveshjes mes Prokurorisë së Përgjithshme dhe Eurojust, kjo e fundit një strukturë europiane e hetimit dhe gjykimit ndërkombëtar të krimeve të rënda dhe terrorizmit.

Do të ishte pikërisht Eurojust që do të ishte pjesë e operacionit të sekuestrimit 3,5 tonë drogëve në vlerën e 40 milionë euro, duke e finnancuar këtë operacion

Një nga kushtet kryesore të Marrëveshjes së nënshkruar midis palëve në 5 tetor 2018, ishte garantimi i një niveli të mjaftueshëm mbrojtjeje për të dhënat personale gjatë shkëmbimit të informacionit hetimor në kuadër të luftës kundër krimeve të rënda, veçanërisht krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Dhe më në fund, Shqipëria finalizoi marrëveshjen e bashkëpunimit midis Republikës së Shqipërisë dhe Eurojust, proces që ka zgjatur prej vitesh. Ndërkohë, Prokuroria e Përgjithshme mori të gjitha masat e nevojshme për adresimin e rekomandimeve dhe sigurimin e kushteve të duhura për implementimin e Marrëveshjes me Eurojust, duke hartuar aktet e nevojshme nënligjore

Por çfarë është eurojust dhe çfarë përcaktimesh ligjore ka përcaktuar Shqipëria?

Eurojust është themeluar në 28 shkurt të vitit 2002 dhe që prej asaj kohe e deri tani, shumë shtete janë bërë pjesë, mes të cilëve edhe Shqipëria tashmë.

Qëllimi i kësaj Marrëveshjeje që Shqipëria e ka firmosur në vjeshtën e vitit 2018 është zgjerimi i bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Eurojust-it në luftën kundër krimeve të rënda, veçanërisht kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Sipas Marrëveshjes, Republika e Shqipërisë njofton Eurojust-in për natyrën dhe shtrirjen e kompetencave gjyqësore të prokurorit ndërlidhës brenda territorit të vet, me qëllim që të kryejë detyrat e tij ose të saj në pajtim me qëllimin e kësaj Marrëveshjeje. Republika e Shqipërisë përcakton kompetencën e prokurorit ndërlidhës për të vepruar në lidhje me autoritetet gjyqësore të huaja.

Në nenin 5 të Marrëveshjes së Ratifikuar thuhet se Prokurori Ndërlidhës ka akses në informacionin që gjendet në regjistrat penalë kombëtare ose në çdo regjistër tjetër të Republikës së Shqipërisë në të njëjtën mënyrë siç përcaktohet me ligjin e Republikës së Shqipërisë në rastin e një prokurori ose personi me kompetencë të njëjtë.

Përveç kësaj, Eurojust ka edhe një pikë për mbledhjet operacionale dhe strategjike. Në nenin 8 të marrëveshjes, specifikisht thuhet se prokurori ndërlidhës, asistenti i tij ose i saj dhe përfaqësues të autoriteteve të tjera kompetente të Republikës së Shqipërisë, duke përfshirë pikën e kontaktit për Eurojust-in, mund të marrin pjesë në mbledhjet operacionale dhe strategjike, me ftesë të autoritetit hetimor.

Në përputhje me këtë Marrëveshje, Palët mund të shkëmbejnë të gjithë informacionin që është i nevojshëm, i rëndësishëm dhe jo i tepërt për arritjen e qëllimit të kësaj Marrëveshjeje.

Pala që ofron informacionin mund të vendosë kufizime për përdorimin e informacionit të dhënë, i cili duhet të respektohet nga pala tjetër, që në rastin e operacionit më të fundit ka të bëjë me vendin fqinj Italinë.

Kjo përfshin edhe kufizime të mundshme të aksesit, kufizime për transmetimin e mëtejshëm dhe kushte për fshirje ose shkatërrim. Njoftimi mund te jepet edhe në një fazë të mëvonshme, kur nevoja për kufizime të tilla evidentohet pas transferimit.

Por ka edhe një tjetër nen që kufizon veprimtarinë, e thënë ndryshe që ligjëron përgjegjësinë. Konkretisht në nenin 18 të marrëveshjes, Republika e Shqipërisë, në pajtim me të drejtën e saj të brendshme, është përgjegjëse për çdo dëm të shkaktuar një individi si rezultat i gabimeve ligjore ose faktike në të dhënat e shkëmbyera me Eurojust-in.

Nëse gabimet ligjore ose faktike kanë ndodhur si rezultat i të dhënave të komunikuara gabimisht nga Eurojust-i ose një prej Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian ose një shtet apo organizëm tjetër i tretë, Eurojust-i është i detyruar të shlyejë, me kërkesë, shumat e paguara si kompensim.

Dispozitat e këtij paragrafi zbatohen edhe në rastet kur gabimet ligjore ose faktike kanë ndodhur si rezultat i mosrespektimit të detyrimeve të veta nga ana e Eurojust-it apo e një prej shteteve anëtare të Bashkimit Evropian apo e një shteti ose organizmi të tretë.

Në rastet kur Eurojust-i është i detyruar t’u shlyejë shteteve anëtare të Bashkimit Evropian ose një shteti apo organizmi tjetër të tretë, shumat e dhëna si kompensim për dëmet ndaj një pale të dëmtuar, dhe nëse dëmet kanë ndodhur për shkak të mosrespektimit nga ana e Republikës së Shqipërisë të detyrimeve të saj sipas kësaj Marrëveshjeje, Republika e Shqipërisë do të jetë e detyruar të shlyejë, sipas kërkesës, shumat që Eurojust-i i ka paguar një shteti anëtar ose një pale apo organizmi tjetër të tretë për plotësimin e shumave që ka paguar në kompensim.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore