Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Ndarja nga jeta e mjekut Arjan Pushi/ Reagojnë Meta, Basha e ambasadorja Kim: Do kujtohet si hero!

Sot në Shqipëri humbi jetën mjeku i parë i prekur nga Coronavirus. Arjan Pushi, gjithashtu professor në Fakultetin e Mjekësisë, ndërroi jetë në spitalin Infektiv, humbi betejën me virusin pavarësisht përpjekjes maksimale të stafit mjekësor. Reagimet ishin të shumta për vdekjen e mjekut, jo vetëm nga kolegët e tij por edhe Presidenti i Republikës Ilir Meta e kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Një mesazh ngushëllimi së fundmi e dha edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim. "Jemi thellësisht të trishtuar nga humbja e parakohshme e Dr. Arjan Pushit. Ai e dha jetën, ndërsa ishte në shërbim të të tjerëve dhe do të kujtohet si hero!," shkruan ajo në Twitter.   Përmes një postimi në Facebook, Meta apeloi se është nevoja për të forcuar përqëndrimin e të gjithë institucioneve për respektimin me rigorozitet të protokollet shëndetësore, pasi rreziku nuk ka kaluar. Postimi i Metës 'Tepër e dhimbshme dhe shokuese humbja e jetës së Profesorit të nderuar të Universitetit të Mjekësisë, Doktor Arjan Pushi, hematologut të shquar me një kontribut të spikatur në dekada në sistemin tonë shëndetësor. Kjo është humbja e parë e jetës nga mantelbardhët tanë, të cilët prej disa muajsh po ndeshen në vijën e parë me këtë pandemi, që tregon se jo vetëm rreziku nuk ka kaluar, por çdo nënvlerësim do të jetë me pasoja tepër serioze për shëndetin, jetën dhe ekonominë. Ndaj apeloj nevojën për të forcuar përqendrimin e të gjithë institucicioneve për respektimin me rigorozitet nga të gjithë të protokolleve shëndetësore, si dhe përsëris thirrjen drejtuar Qeverisë për të garantuar me përgjegjësi dhe transparencë të gjitha masat mbrojtëse për mjekët, infermierët dhe personelin e tyre mbështetës, të cilët rrezikojnë shëndetin e tyre për të mbrojtur shëndetin e të gjithëve ne. Ngushëllimet më të ndjera familjes Pushi, të afërmve dhe kolegëve të Profesorit, për këtë humbje të madhe të pazëvendësueshme!' Pushi është viktima e parë në radhët e bluzave të bardha në vendin tonë që prej shfaqjes së koronavirusit. Prof. Arjan Pushi ka patur një karrierë të spikatur në fushën e hematologjisë dhe ka përgatitur shumë breza studentësh të Mjekësisë. https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/3126540170725568 Ndërkohë në një mesazh të ndjerë të shpërndarë në “Facebook”, kreu i PD Basha shkruan se gjatë muajve të fundit ka ruajtur një komunikim të rregullt me prof. Arjanin mbi krizën e COVID-19 dhe se ka mbresa të pashlyeshme nga përkushtimi profesional dhe atdhetar dhe dhembshuria njerëzore e tij. Postimi i Bashës
Jam i tronditur nga lajmi për ndarjen nga jeta të prof. dr. Arjan Pushit, një misionari të bluzave të bardha që përmes përkushtimit dhe angazhimit të palodhur i dha ndihmë te paçmuar qindra pacientëve të tij.
Gjatë muajve të fundit kam ruajtur një komunikim të rregullt me prof. Arjanin mbi krizën e covid19 dhe gjendjen e kujdesit spitalor në tërësi. Kam mbresa të pashlyeshme nga përkushtimi profesional dhe atdhetar dhe dhembshuria njerëzore e tij.
Asnjë ngushëllim nuk e lehtëson dot dhimbjen e thellë të të afërmve dhe kolegëve të tij. Prof. Dr. Arjan Pushi ka përjetë mirënjohjen e thellë të gjithë shoqërisë për një jetë në shërbim të njerëzve.
Lutjet dhe mendimet e mia janë për familjarët dhe miqtë e tij. Respekti im maksimal është për mjekët që luftuan deri në fund për ta mbajtur në jetë mikun dhe kolegun e tyre dhe që punojnë me të njëjtin përkushtim për çdo pacient. U prehtë në paqe!
  https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/posts/3285889711462187

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore